E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do te punesohet ne Itali te frekuentoje kurset profesionale

Të gjithë ata që duan të punësohen në Itali do të duhet të frekuentojnëe kurset profesionale, që ofrohen në vendin tonë dhe ata që përfitojnë lejen e punësimit do të kenë këtë mundësi.
Ministr i Punëve dhe Çështjeve sociale Spiro Ksera dhe ambasadori Italian në Shqipëri Massimo Gaiani kanë lançuar nisjen e ciklit të dytë për punësim të shqiptarëve në Itali. Ministri Ksera gjatë fjalës së tij theksoi se ky bashkëpunim ka një rëndësi të madhe për shkollat profesionale në Shqipëri.
Nga cikli i parë kanë përfituar 80 s shqiptarë të cilët janë punësuar në Itali. Ambasadori Italian ka siguruar se ata që do të fitojnë lejen e punësimit dhe certifikatën e preferencës do të punësohen pavarësisht fluksit që do të ketë për punësime.

“Ne vijojmë me këtë cikël të dytë të kurseve të formimit ku bëhet fjalë për një sistem që i kalon konceptet e fluksit të punësimit dhe qe nis me një sistem të kurseve profesionale të cilat kryhen në vendin e atyre që kërkojnë punë. Kjo do të bëhet në baze edhe të ofertës së punës që ka në Itali. kjo do të jetë e vetmja mënyrë, i vetmi instrument për të marrë një punë dhe një lejë punësimi me një afat të pacaktuar.
Ata që kanë gjithsesi ata që kanë certifikata apo që gëzojnë të drejtën epreferencës do të kenë mundësi punësimi, pavarësisht fluksit të punësimit që mund të ketë. një nga pikat më të forta”-deklaroi ambasadori italian.
Ndërkohë Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale po vijon reformat në shërbimin e përkujdesjes sociale. Qëllimi i kësaj reforme është përmirësimi i eficensës së sistemit të mbrojtjes sociale dhe cilësisë së shërbimeve sociale që u ofrohen grupeve në nevojë duke përfshirë edhe fëmijët. Reforma do të mbështet nga një grant prej 3.3 milionë dollarësh nga agjencia zviceriane për zhvillim e bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›