Decentralizimi fiskal Arvizu Shqiperia vend model Berisha Domosdoshmeri konsolidimi fiskal

Decentralizimi fiskal vlerësohet nga autoritet vendore e ndërkombëtare si një proces i rëndësishëm, në mbledhjen e taksave. Bëhet fjalë për grumbullimin e të ardhurave nga pusheti vendor në mënyrën e duhur dhe të pavarur nga qeveria. Kjo ka qenë kryefjala konferencës për decentralizimin i sistemit fiskal, organizuar nga USAID, si një orgaizmën i rëndëssishëm që mbështet këtë proces.
Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria ka shtuar grantet në buxhet që shkojnë për llogari të bashkive e komunave, ndërsa nuk është vënë re rritje në nivelin e të ardhurave që vjelin këto instituticione. Megjithatë, sipas tij është shumë e rëndësishme bashkëndarja e taksave mes dy qeverive. Gjithashtu ai theksoi edhe dy problemet kryesore që janë taksa e biznesit të vogël dhe taksa e pasurisë, të cilat i kanë kaluar pushtetit vendor, të cilat sipas tij nuk akne siguruar të ardhurat e pritshme.
“Taksa biznesit të vogël që i kaloi qeverisë vendore për fat të keq nuk ishte histori suksesi, mblidhet vetëm 60% e saj. Është një taksë tjetër për qeveritë vendore që ligji ua njeh vetëm atyre dhe kjo është taksa e pasurisë. Në vendet e zhvilluara kjo përbën një nga të ardhurat e rëndësishme, kurse në Shqipëri të ardhurat janë rudimentare. Dua t’u kujtoj se jo larg në Evropën Qendrore, po vetëm 200 km nga Tirana, në Pejë ajo bashki siguron nga taksa e pasurisë 18 % të ardhurave të saj”-deklaroi kryeministri.
Po ashtu kryeministri Berisha theksoi se është i hapur që të ketë bashkëndarje të të ardhurave nga taksat në nivel kombëtar, të cilat do të përdoren në interes të qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Arvizu kërkoi që transferimi i taksave nga pushteti qendror tek ai vendor të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithashtu të shtohen taksat, që do të kalojnë nën kontrollin e bashkive e komunave.
Ai e cilësoi Shqipërinë një vend model përsa i përket decentralizmit fiskal, duke patur parasysh që Shqipëria e nis si një sistem i centralizuar dhe tashmë është bërë një model i ndryshimit të shpejtë, ku përbërësi më i rëndësishëm për të ishte konsensusi.
Ndërkaq, sipas kryetarit të Bashkisë më të Madhe, asaj të Tiranës, Lulzim Basha është e nevojshme gjetja e një formule të duhur për të bërë bashkëndarjen e taksave, me qëllim që të ketë efikastitet në grumbullimin e të ardhurave.
Deklarata u bënë gjatë konferencës së organizuar nga USAID për cështjen e decentralizmit të taksave dhe ku merrnin pjesë drejtues te pushtetit vendor.