E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush e “ha” nga integrimi në BE? Pedagogu: Të parët e pësojnë shqiptarët

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa ka analizuar ndikimin që do të kishte për Shqipërinë propozimi për heqjen e vetos dhe përshpejtimi i procesit të integrimit europian.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai theksoi se anëtarësimi do të sillte përfitime të mëdha, por edhe kosto për qytetarët dhe sektorë të papërgatitur si bujqësia.

Sipas Stringës, nëse ekziston vullnet i qartë politik nga BE-ja, tranzicioni mund të lehtësohet me mbështetje financiare, ndërsa mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027 mbetet e mundur, por varet nga vendimmarrja politike e Brukselit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë do të sillte kjo për ekonominë shqiptare, për qytetarin shqiptar?

Stringa: Do të ishte shumë. Nuk e di sa gati jemi ne për këtë proces, por ky është ndonjëherë edhe vendim politik. Disa shtete do marrin kosto

Borakaj: Kush do marrë më shumë kosto?

Stringa: Qytetarët do marrin kosto, dhe sektorë të caktuar. Për shembull, bujqësia, sektorë të cilët janë të papërgatitur në këtë rast. Sidoqoftë, unë kam këtë përshtypje. Në qoftë se BE-ja ka vullnet politik, është diçka e zgjidhshme. Pra, Ballkani Perëndimor mund të ndihmohet me pak lekë, gjë që nuk është diçka e madhe, për t’i dhënë mbështetjen e domosdoshme për të marrë frymë derisa të bëjë këtë tranzicionin, edhe tranzicionin ekonomik, nëse ka një vullnet të tillë. Hapi që duhet të na shqetësojë ne është propozimi francez që thoshte: “Mos i fusim në BE, po bëjmë një Europë politike, pra si satelita dhe si një rreth përqark”, e cila ngjan pak me këtë të heqjes së vetës që propozon Kryeministri Rama. Po, nuk është ajo gjë e keqe. Ti ke vende, për shembull, si Norvegjia, që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por që kanë një marrëveshje të ngjashme me BE-në. Ose vende si Zvicra, të tilla që nuk janë… Puna është, a duam ta bëjmë ne këtë gjë? A duam?

Borakaj: A mund të arrijë Shqipëria që t’i mbyllë të gjithë grupet e kapitujve në 2027-ën?

Stringa: Edhe mund t’i mbyllë. Vendimmarrja për të hyrë në BE është vendimmarrje politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›