Kush është i dashuri i ri i Elle Macpherson? (FOTO)
Elle Macpherson, veterania e fotove me bikini, është fotografuar nga paparacët në Ibiza. Bukuroshja australiane do mbahet mend gjatë për rekordin e vendosur duke dalë plot pesë herë në kopertinën e edicionit Sports Illustrated për bikinit. Mediat i vendosën pseudonimin The Body. Por kësaj here median nuk e ka befasuar shumë trupi i 48 vjeçares, që po sfidon moshën, por se kush është i dashuri i saj.
Një mogul i muzikës? Një titan i Holluvudit?
Jo, ai është një nga bishat e distriktit bankar të Londrës, të njohur me emrin City. Një bankier që ka shpëtuar bankën Barclays dhe që njihet me emrin Roger the Dodger. Ose që ta themi më shqip: një njeri që shmang taksat.
Roger Jenkins, 56 vjeç, thuhet se peshon plot 300 milion sterlina dhe dikur ishte personi më i paguar tek Barclays, përpara se të largohej në vitin 2009. Aty drejtonte një sektor, shumë të kritikuar, natyrisht ligjor, që kishte si synim shmangien e taksave.
Pasioni i tij për femrat e famshme njihet. Por është edhe një sportist i njohur në vendin e tij, Skoci.




