E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle: Spanja do t'i realizojë me sukses reformat

BERLIN - Spanja do të arrijë t'i çojë deri në fund me sukses reformat, deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, gjatë një interviste për të përjavshmen gjermane ''Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung''.

"Jemi të bindur se qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy do të arrijë t'i realizojë me sukses reformat e nevojshme për vendin, që ndodhet në një situatë kritike", u shpreh Westerwelle për të përjavshmen, sipas disa ekstrakteve të publikuara sot.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›