E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është njeriu pas bastit misterioz prej 1 miliard dollarë?

Xhorxh Soros

Një investitor misterioz mendohet se ka vendosur një bast prej 1 miliard dollarë me shanse fitimi 10/1 muajin e shkuar duke parashikuar se SHBA do humbasë vlerësimin AAA nga agjencitë e rejtingut.

Tani janë ngritur pikëpyetje se kush është ky njeri.

Thashethemet thonë se ai është Xhorxh Soros, 80 vjeç, i njohur si njeriu që theu Bankën e Anglisë.

Ai bëri më shumë se 1 miliard dollarë në spekulime në valutë kur paundi britanik la Exchande Rate Mechanism në atë që njihet si E Mërkura e Zezë në vitin 1992.

Megjithatë, kushdo që e ka vënë atë bast tani ka fituar dhjetëfishin. E me interesat në rritje pas uljes së vlerësimit, ai do jetë në një humor të mirë.

Flitet për zotin Soros për shkak të lidhjeve të tij me administratën e presidentit Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›