E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush i jep makinës pa patentë, gjashtë muaj burg

Luis Tanushi / Dashamir Biçaku

Kushdo që do të tentojë të ngasë një makinë pa pasur patentë, duhet të mendohet mirë pasi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor parashikojnë edhe burg për këtë veprim. Propozimet janë dorëzuar dje në Kuvend nga Ministria e Brendshme dhe parashikojnë që përveç ndëshkimit më gjobë, të shtohet edhe dënimi me heqje lirie. Cilido që drejton automjete pa pasur leje drejtimi, dënohet me arrest nga një deri në gjashtë muaj dhe me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë,- thuhet në draftin e depozituar në Komisionin e Ligjeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Në ndryshimet e Kodit Rrugor është parashikuar edhe rasti kur shoferëve u është pezulluar për njëafat të caktuar leja e drejtimit ose u është hequr fare. Nëse ata kapen duke u dhënë makinës pasi u është pezulluar ose hequr patenta do të kenë të njëjtat ndëshkime si ata që nuk janë pajisur asnjë herë me patentë.

Me propozimet e bëra nga drejtuesit e lartë të forcave të policisë, duhet të rritet edhe vëmendja e prindërve ndaj fëmijëve, të cilët marrin automjetet pa leje. Nëse punonjësit e policisë do të ndalojnë automjete që drejtohen nga persona të pa pajisur me leje drejtimi, pavarësisht faktit nëse mjeti është marrë me dijeni e pronarit ose jo, do të vendoset gjoba nga 25 mijë lekë në 100 mijë lekë. Cilido që, duke zotëruar materialisht një mjet, ia beson ose ia jep ta drejtojë një personi të pa pajisur me leje drejtimi, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga njëzet e pesë mijë deri në njëqind mijë lekë dhe me pezullimin e leje drejtimit për një vit. I njëjti dënim zbatohet edhe ne rastet kur përdoruesi i mjetit nuk ka dokument përdorimi nga zotëruesi material i mjetit por nga ky i fundit nuk ka njoftim apo denoncim të administruar në Organet e Policisë për humbje, marrje (vjedhje) apo grabitje të mjetit, theksohet në draft propozimet e Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Masa rënduese parashikohen edhe ndaj atyre që shkelin afatet pezulluese të lejes së drejtimit. Masa rënduese parashikohen që të merren edhe ndaj atyre që drejtojnë automjete në gjendje të dehur. Ata do të dënohen me arrest nga një muaj deri në gjashtë muaj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga një deri në dy vjet. Më i ulët do të jetë dënimi për ata të cilët janë nën efektin e alkoolit, por jo të dehur. Këtyre personave përveç gjobës, do tu pezullohet leja e drejtimit për dy deri në tre vjet. Tashmë do të pritet nëse propozimet do të pranohen nga deputetët.

Hiqet e drejta për të ankimuar gjobat e mara

Drejtuesit e mjeteve që kanë kryer kundravajtje nuk do të kenë mundësi që të ankimohen për masat e marra ndaj tyre. Ministria e Brendshme propozon heqjen nga Kodi Rrugor të pikës që përcakton të drejtën e ankimimit për Gjobat. Edhe nëse efektivët e policisë do të vendosin në mënyrë të paarsyetuar një gjobë, qytetarët nuk do të kenë mundësi që ta ankimojnë atë, duke u detyruar që të paguajnë gjobën. Fuqi më të mëdha , punonjësit e policisë marrin edhe për pezullimin e lejeve të drejtimit. Lejet e drejtimit pezullohet nga organi epror i agjentit të policisë që ka tërhequr lejen e drejtimin dhe, për lejet e drejtimit e lëshuara nga një shtet i huaj nga Institucioni i Prefektit, në juridiksionin e te cilit është konstatuar shkelja. Ky i fundit njofton brenda pesë ditëve Organin e Policisë Rrugore, për vendimin e marrë, duke i dërguar atë së bashku me lejen e drejtimit, thuhet në draft. Nëse qytetarët nuk do të paguajnë gjobat, makina e tyre do të bllokohen dhe do shkojë në ruajte tek Rezervat Materiale të Shtetit. Pas përfundimit të afatit të lajmërimit të pronarit, nëse ky nuk shpreh interesin për ta marrë makinën e tij, Rezervat e Shtetit do të kenë të drejtën që ta nxjerrin mjetin në shitje për të paguar gjobën si dhe koston e transportit.

Shkaqet e aksidenteve

Drejtimi i alkoolit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur

Mos përdorimi i rripit të sigurimit

Mos respektimi dhe shkelja e semaforit në kryqëzim

Mos mbajtja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motoçikletave

Mos mbajtja e korsisë

Parakalimi i gabuar

Aliaj: Nuk ka më gjoba pas shpinës së shoferëve

Policia shqiptare ka mbrojtur propozimet e saj për ndryshimin e Kodit Rrugor duke thënë se gjithçka është bërë pas një analize të gjatë. Sipas Shefit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Shkëlzen Alia, ndryshimet prekin gjashtë kategori, të cilat janë edhe shkaqet kryesore të aksidenteve në Shqipëri. Kryesisht ato lidhen me alkoolin, shpejtësinë, semaforët dhe rregulla të tjera.

Por një nga ndryshimet që pritet të bëhen në Kodin e ri është heqja e gjobave anonime. Tashmë policët nuk do të kenë më mundësi që të vendosi gjoba kur drejtuesi i mjetit nuk ndodhet aty. Sipas Alisë në çdo rast, punonjësi i policisë duhet të marrë kontakt me drejtuesin, i cili mund ta pranojë gjobën ose jo, por në të gjitha rastet duhet të firmosë në fletë. Përjashtimi i vetëm është gjoba për parkim të gabuar pasi shoferi nuk ndodhet në makinë.

Kjo më pas menjëherë hidhet në sistemin online të gjobave të policisë rrugore. Neni 200 i Kodit Rrugor i jep në mënyrë eksplicite titullin ekzekutiv agjentit verifikues të shkeljes së Kodit Rrugor, deri në shkeljen që mund të dënohet deri në masën e 5 mijë lekëve të reja. Në rastet e tjera është propozuar, kur masa e gjobës është mbi 5 mijë lekë, kjo masë të shqyrtohet nga organi administrativ që përcakton Kodi Rrugor. Nga grupi i punës është propozuar që ky organ të zëvendësohet me Gjykatën Administrative dhe kundravajtësi të gjykohet nga  kjo gjykatë.

Për drejtuesit e makinave që konstatohen me konsumim të pijeve alkoolike, Shkëlzen Alia thotë se është bërë një ndarje me dy kategori. Nëse drejtuesi i makinës ka sasi alkooli në gjak nga 0.2- 0.5 për qind ai do të konsiderohet nën efektin e alkoolit. Por nëse kalon në 0.5 për qind përqendrim të alkoolit në gjak, ai do të konsiderohet i dehur. Në rastet kur agjentët verifikues në terren e kryejnë testin me mjete që realizohen me organet e frymëmarrjes, testi për matjen e alkoolit, duhet bërë dy herë dhe 5 – 7 minuta nga matja e parë.

Ekspertët kundër ndryshimeve në Kodin Rrugor

Ekspertë të vjetër të policisë shqiptarë janë paraqitur dje në Kuvend ku kanë dalë hapur kundër gjobave të reja duke i cilësuar ato si tepër abuzive. Duke vlerësuar se ato do të shtojnë korrupsionin në radhët e policisë dhe nuk do të ulin aspak numrin e aksidenteve, ekspertët i kanë kërkuar deputetëve që të mos i miratojnë ndryshimet.

Berti Hoxhaj, Qendra për Studime të Sigurisë Rrugore:

Ndryshimet që janë propozuar parashikojnë rritje në katërfishin të gjobash. Duke e konsideruar edhe nivelin e organeve të policisë, performanca e këtij shërbimi vazhdon të mos jetë në nivele të mira. Diapazoni që ekziston ndërmjet gjobave, mund të shërbejë si instrument për rritjen e nivelit të korrupsionit gati abuziv. Ne mendojmë se nuk jemi në atë status që tia japim policit rrugor në përcaktimin e gjobave nga 25 mijë në 80 mijë. Mendojmë se sanksionet të jenë dyfishi i sanksionit minimal dhe maksimal që është një masë e arsyeshme për drejtuesit e mjeteve. Në kushtet aktuale, ne konstatojmë se skanë gjetur zbatim kërkesat dhe sanksionet për përdorimin e masave administrative për të vendosur mbi gjobën minimale. Nuk kemi një databazë ku policia të ketë të dhëna për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Kujtim Hoxha, Qendra e Ekspertëve auto-teknikë:

Mendoj se sjellja e këtij drafti është i shpejtuar, jo për numrin

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›