Intervistë me djalin e Nikita Hrushovit
Stalini ishte nje Diktator shume i ngjashem me Hitlerin. Ka nje histori te vertete ku ne fillimin e Luftes kur mendohej se pushtimi i Bashkimit Sovjetik ishte shume prane Gjeneralet gjermane e pyeten Hitlerin se kush do ta qeveriste Bashkimin Sovjetik pasi te pushtohej nga Gjermania. Ai tha – sigurisht Stalini kush me mire se ai mund ta drejtoje Bashkimin Sovjetik?
(Ne foto: Sergei Hrushov dhe autori i intervistes Auron Tare)
Kush eshte Sergei Hrushov?
Une kam jetuar tre jetë – thotë në fillim të kësaj interviste dhënë Auron Tares, profesor Sergei Hrushov, djali i Nikita Hrushovit. Lidhur me jetën e tij, ai më tej në intervistë shton: …Për 20 vjet punova ne Institutin e Kontrollit te Kompiuterave ne Moske si dhe ne sistemin berthamor apo ate elektrik. Ne kete kohe tek sa punoja per Kujtimet e babait fillova te reflektoj mbi shoqerine sovietike dhe shkaqet se pse kjo shoqeri nuk i arrinte dot objektivat e veta. Nuk ishte nje pyetje e lehte. Sikurisht qe une sot kam pergjigjiet e mia per keto shkaqe por ne ate kohe nuk i kisha. Kur Gorbacovi erdhi ne fuqi, unë fillova te kisha mundesi te udhetoja pasi nen Brezhnjevin e kisha te pamundur te levizja jashte. Ne kete kohe mora nje ftese nga Tom Ëatson themeluesi i kompanise IBM i cili ka themeluar edhe kete Institut ku jemi sot së bashku. Tom Uatson e kishte ftuar tim ate ne uzinen e tij ne San Hose Kalifornia ne 1959. Me vone ai u be Ambasador ne Bashkimin Sovjetik dhe ishte shume i interesuar per nje permiresim te marrdhenieve midis te dyja vendeve. Une e takova Zotin Uatson ne 1990 kur une vizitova Universitetin e Harvardit. Ai me ftoi ne Institutin e tij ku une qendrova per nje vit. Fillova punen ne Institut por pas tre muajsh Bashkimi Sovjetik u rrezua. Mesova se Instituti im ne Moske kishte pushuar se egzistuar. Nderkova kuptova qe Universiteti ketu ne Rode Island ishte i interesuar per punimet e mia, leksionet e mia shkrimet e mia dhe mesimdhenien time. Keshtu qe qendrova edhe nje vit dhe vit pas viti derisa ne 1999 mora nënshtetesine amerikane. Jam ketu prej 19 vitesh. Ju jap leksion nxenesve te mi amerikane si dhe te huaj ketu ne Universitetin Broun si dhe ne Kolegjin Ushtarak te Akademise Navale ne Nju Port…
Auron Tare: Nikita Hrushov eshte personi me i njohur i botes komuniste ne Shqiperi. Në tekstet tona shkollore Hrushovi përshkruhej si njeriu qe tradhetoi Stalinin dhe komunizmin e vertete. Çfare mendoni ju per kete gje?
Prof. Hrushov: Kur flasim per Stalinin duhet te kuptojme se Stalini ishte po aq komunist sa edhe Hitleri. Ai ishte nje diktator i tipit aziatik, mizor, shume me mizor se Hitleri por me pak se Mao Ce Duni të them të verteten. Ndersa Hrushovi ishte nje njeri qe besonte ne nje te ardhme te ndritur te njerëzimit, nuk po e them ne kuptimin qe kishte kjo fraze nen komunizmin pasi eshte e komplikuar si ide por ai me te vertete besonte se Bashkimi Sovjetik nuk mund te ndertonte dhe te jetonte ne parajse te rrethuar nga telat me gjemba. Per kete arsye ai vendosi dhe i nxorri ne drite krimet e Stalinit dhe ne vecanti krimet qe ai i kishte bere popullit te tij. Me mijëra vete ishin ekzekutuar dhe me miliona te tjere ishin derguar ne kampe perqendrimi. Duhet ti themi te verteten popullit tone- tha Hrushovi dhe le te na gjykojne njerzit mbi kete te vertete. Duhet ti lajmë keto mekate dhe te shikojme nga e ardhmja. A mund te themi qe Hrushovi tradhetoi Stalinin? Une nuk mendoj qe mund ta themi kete per asnje lider ne bote. Nëse ndryshon qeverine apo sistemim nuk besoj se kjo eshte nje tradheti qe i ke bere paraardhesit tend por kjo nenkupton qe ti kerkon ti besh gjerat ndryshe (…)
Fatkeqesisht Hrushovi nuk mund ti bente reformat e tij pasi u rrezua nga pushteti ne 1964 dhe kishte planifikuar ti fillonte keto reforma ne 1965. Kryeministri Kosigin perdori keto ide ne nje fare menyre per nje periudhe shume te shkurter dhe plani 5-vjecar qe ai drejtoi ishte me i sukseshmi ne historine sovjetike. Babai im mendonte se ne duhej te benim gjithcka per te evituar diktaturen ne duart e nje personi te vetem si ne kohen e Stalinit. Ne 1961 ai ju imponua Presidiumit per te pregatitur nje kushtetute me demokratike ku te vendosej nje kontroll me i madh ndaj qeverise si dhe zgjedhje jo vetem nga nje kandidat, qe ishte edhe eksperienca jone e meparshme, por tani me duhej te gjehej edhe nje kandidat tjeter. Sigurisht njeri kandidat do te perfaqesonte partine komuniste por kush do te perfaqesonte kandidatet e tjere? Ne fillim ai mendoi dike nga organizatat egzistuese por i thane qe kjo nuk mund te behej atehere ai mendoi se mund te lejohej te krijoheshin parti te tjera. Ne nje fare menyre ai krijoi premisat per shume ndryshime si dhe implementoi shume ndryshime te tjera ne jeten e sovjetikeve. (…)
Do te doja tju pyesja mbi rolin e Hrushovit ne betejen e famshme te Stalingradit. Kam lexuar se gjeneralet e respektonin Hrushovin per rolin e tij ne kete Beteje. A mundeni te ndani me ne ato qe ju dini mbi kete fakt?
Prof. Hrushovi: Hrushovi u dergua nga Stalini se bashku me Gjeneralin Zhukov ne frontin e Ukraines si perfaqesuesi politik i Stalinit prane ushtrise. Ai ishte personi i cili kishte linjen direkte me Stalinin gje qe ishte shume e rendesishme por edhe shume e rrezikshme ne te njejten kohe. Kjo pasi keta persona nuk ishin ushtarake por kishin shume fuqi dhe kerkonin te perfshiheshin ne ceshtjet e ushtarakeve (….)
Ne 1942 Stalini nuk besonte se Hitleri do te fillonte ofensiven e tij ne Jug. Megjithese kishte informacion nga Londra mbi kete ofensive ai besonte se Hitleri kerkonte te pushtonte Mosken. Gjithsesi Hitleri vazhdoi me planet e tija dhe ju afrua Stalingradit. Ne kete kohe Komanda e Pergjithshme e mbrojtjes se Stalingradit u ndryshua dhe ne krye erdhi Gjenerali Jeronov por Hrushovi mbeti ne te njejtin pozicion. Te dy se bashku ata qendruan dhe bene te pamunduren qe ta mbronin Stalingradin me çdo çmim.
Mbaj mend ate qe me ka treguar babai se nje dite së bashku me Gjeneralin Jeronov ishin vetem nje kilometer nga lumi i Vollges dhe 500 metra me poshte ishte fronti gjerman. Stalini i mori ne telefon dhe i pyeti ne se ishin te gatshem per tu terhequr nga ai pozicion dhe per ta mbrojtur Stalingradin javen qe vinte ne nje pozicion tjeter. Babai ju pergjegj- Shoku Stalin kush jua ka thene ju kete gje? Ne jemi pregatitur qe te mos terhiqemi pasi mendojme se forca gjermane eshte zbehur dhe shume shpejt do ta rrethojme ate plotesisht. Ai i tha keto fjale ne pranine e Gjeneralit Jeronov kur ishin te dy ne bunkerin prane lumit Vollga. Ne fakt ushtria me vone thoshte se ishin ata qe e kishin bere kete propozim tek Stalini. Fronti i Stalingradit, Fronti i Rakasofskit apo Komanda e Pergjithshme e Ushtrise te gjithe mendonin se ishin ata qe i kishin bere propozimin e rrethimit te gjermaneve ne Stalingrad. Te gjithe kane te drejte, kjo ishte nje ide qe ka shume mundesi tu kete ardhur te gjitheve ne te njejten kohe bazuar ne situaten e krijuar dhe te gjithe mendonin se ky rrethim ishte pika kthese e luftes me gjermanet.
Ne fakt babai im thoshte JO beteja kthese ishte beteja e Kurksit ne veren e 1943 kur per here te pare Stalini u besoi ushtarakeve te tij. Ai u tha atyre se ishte i gatshem te ndiqte keshillat e propozuara ndaj ofensives gjermane. Prej ketu ishin gjeneralet qe e zhvilluan luften dhe jo Stalini. Kjo ishte periudha e lavdishme e luftes pasi humbjet sovjetike kishin qene te medha deri me atehere.
Ne
