Kush ishte banda e Tan Kateshit
Banda qe drejtohej nga Artan Kateshi qe me pas mori dhe emrin e tij aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje ne akset rrugore vendosje gjobash vjedhje me dhune te makinave etj. Mbi ta rendojne nje sere akuzash dhe tashme shumica e tyre ose kane vdekur ose jane ne burg duke vuajtur denimin. Nga muaji gusht lsquo97 forcat e policise kishin arritur te arrestonin 3 pjesetare kryesore te bandes nderkohe qe kerkoheshin informacione per te tjeret vecanerisht per Tan Kateshin. Do te kalonin gati 2 vjet qe policia te siguronte nje informacion te besuar se Kateshi me Taulant Balliun Cajup Kasen dhe Gjergj Deden qarkullonin ne qytetin e Elbasanit. Informatori mundi te mesoje se keta kriminele ishin duke pire kafe ne lokalin e C. A.-se ne qender te qytetit. Forcat e policise vazhduan ndjekjen dhe arriten te kapin njerin prej tyre Cajup Kasen i cili i detyruar nga dara e rrethimit pranoi te dorezohej duke u lutur te mos e vrisnin. Pas disa diteve ky person do te gjendej i vetevarur ne birucen e burgut 313 ne Tirane. Nderkohe vazhdonin perpjekjet per gjetjen e Kateshit informacioni arriti te saktesonte banesen ne Tirane ku pas nje nderhyrjeje profesionale pa bere rezistence arrihet kapja e tij. Me arrestimin e Tan Kateshit mbyllet perfundimisht odiseja e njeres prej bandave te qytetit te Elbasanit. Mbas 13 ditesh informacioni do te orientonte policine per vendndodhjen e Taulant Balliut Ilir Kofshes dhe Gjergji Dedes te cilet ne shoqerine e dy femrave te huaja pergatiteshin per te kaluar ilegalisht ne Itali. Pjesetaret e kesaj bande jane denuar ndersa 4 te tjere vazhdojne te jene ne kerkim per krimet e kryera ne kete qytet. Nga 30 persona te numeruar 11 prej tyre u vrane 10 u penalizuan dhe moren denimin Tan Kateshi Taulant Balliu Ndricim Sadushi - burgim te perjetshem Spartak Caushi - 14 vjet burg Kastriot Dervishi - 17 vjet burg dhe Albert Topi - 13 vjet burg. mapo