E Diel, 1 Nëntor 2026

Videopergjimi Meta- Prifti BrahoU deshmuan mashtrimet e Priftit

TIRANE- Seanca gjyqesore ne ngarkim te ish zvkryeministrit dhe ministrit te Jashtem Ilir Metes i akuzuar per korrupsion nga videopergjimi Meta- riftivazhdoi sot me pyetjen e 4 deshmitareve.

Njeri prej deshmitareve ka qene dhe Fatmir Merkaj administrator i Merkaj shpk kompani e cila u be pjese e bashkimit te shoqerive Vellezerit Tola per te ndertuar hidrocentralin mbi lumin Shushice.

Para gjyqtareve Merkaj ka deshmuar se kishte pasur nje takim me ish ministrin e Energjetikes Dritan Prifti i cili nga ana e tij kishte kerkuar dhurate me qellim qe kompania e tij te merrte koncesionin e hidrocentralit te Shushices.

Ne nje takim qe kam patur me Priftin ne Rogner ai me ka kerkuar peshqesh ka thene Merkaj ne gjyq.

Perfaqesuesi ligjor i Ilir Metes Spartak Braho deklaroi se deshmite e sotme treguan mashtrimet dhe rryshfetet qe ka marre ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti.

Ne kete proces maskarade do te kuptoni qe Prifti jo vetem ka kerkuar peshqesh por dhe ka marr tha Spaho. Seanca e ardhshme eshte caktuar per 12 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›