E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur për financimet për Kuvendi e dhjetorit të 2021. Ai theksoi se të gjitha janë deklaruara. Ndërsa për hetimin pasuror ndaj tij, Berisha theksoi se nuk ka asnjë kundërshtim dhe se është mbyllur. 

Berisha e ka quajtur një hetim të mirëfilltë politik.  “Hetimi pasuror i Berishës dhe fëmijëve të tij është bërë dhe dërguar në gjykatë”, kështu u shpreh ai. 

Pjesë nga deklarata: 

Kush e financoi Kuvendin e 11 dhjetorit? 

“Fakti që aty nuk kanë çfarë hetojnë por duan ta lidhin. Hetimi pasuror i Sali Berishës për 32 vite. Jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit për të gjitha. Por unë do tu thoja gazetarëve të mos i lejojnë vetes të keqpërdoren nga delinkuntë në institucionin e SPAK, skap-i. Pra çdolloj hetimi që të ndërmarrë nuk kam asnjë vërejtje. 

Kur u mbajt Kuvendi i Dhjetori 2021 premtuan transparencë se kush e financoi? 

Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë. Pra e dinë që këta kanë deklaruar. 

Sa ka kushtuar fatura? 

Asnjë shifër nuk kam parasysh, por di që në atë kohë Lulzim Basha i dha Escobar dhe Yuri Kim një listë të bizneseve që po sponsorizojnë Berishën dhe ata nisën të thërrasin biznesmenë që nuk më kishin dhënë kurrë një qindarkë. Ai çmim i stadiumit është publik. Federata Shqiptare e Futbollit është ent publik dhe ne kemi deklaruar çdo gjë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›