E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush po gënjen znj.Kadriu?

Pas publikimit të lajmit në Indeksonline me titull, “Drejtoresha e “Kosova Sot” hyn në PDK”, ka reaguar drejtoresha e gazetës “Kosova Sot”, Margarita Kadriu.

Pos fyerjeve të shumta në drejtim të pronarit të portalit Indeksonline, Kadriu në reagimin e saj thotë: “Portali “Indeksonline”, ka publikuar të premten me një gënjeshtër dhe shpifje të madhe për drejtoreshën e gazetës “Kosova SOT” duke u bazuar në një fotografi të veturës private të znj.Margarita Kadriu, që shoferi i saj rastësisht e ka parkuar afër ndërtesës, ku është jo vetëm selia e PDK-së në Prishtinë, por edhe organizata të ndryshme. Titulli spekulativ për gjoja “hyrjen në PDK”, të znj.Kadriu, është një dezinformatë skandaloze, për të cilën pronarët e këtij pseudomediumi në internet, duhet të japin llogari penale para drejtësisë. Drejtoresha e gazetës ka qenë në sallonin e grimit "Angel", i cili gjendet në afërsi të PDK-së”.

Por, Indeksonline posedon fotografitë ku tregojnë se, Margarita Kadriu, zbret nga vetura në selinë e PDK-së, dhe nuk ishte parkim i rastësishëm i shoferit të saj, ashtu siç thotë drejtoresha e gazetës në reagim. Madje, drejtoresha Kadriu, pos reagimit, çirrjeve në rrjetet sociale, në gazetën e saj e ka botuar edhe një tekst kundër portalit Indeksonline me titull “Indeks”-Rrena. Indeksonline e pyet drejtoreshën : Kush po rrenë?

Kadriu, reagimin dhe shkrimin në gazetë e ka shoqëruar me fyerje dhe sharje të shumta dhe kërcënime me padi, ndërkohe ka mohuar të ketë lidhje PDK-në.

Pronari i Indeksonline ka provuar që të parkoi sot makinën në oborrin e PDK-së, sikurse drejtoresha e gazetës “Kosova sot”, por roja i portës i ka thënë kështu. “Nuk bënë të parkosh këtu. Ky është vend vetëm për zyrtarë”. Ja videoja /Indeksonline/

https://

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›