E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush po na thërret?

Kjo ëndrra e madhe e ne shqiptarëve për të qenë në familjen “zemergjerë” evropiane, po më zbehet disi. Shqipëria ka problemet e saj, te cilat i preken çdo ditë, por më lind dyshimi nga deklaratat e perfaqesuesve evropian mbi ceshtjen në fjale.

Njëra prej tyre ishte ajo e përshpejtimit të heqjes së vizave për tre shtetet e rajonit tonë: Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Jo se keto shtete nuk e meritojnë (nuk dua të hyj në meritat e tyre), por më beri përshtypje arsyeja, e cila ishte “dhuratë për krishtelindjet”. Dihet që tre shtetet në fjale janë të besimit të krishter (ortodoks) dhe më lind pyetja se si tre shtete të besimit mysliman: Shqipëria, Turqia dhe Bosnje Hercegovina, janë akoma “mbrapa” me reformat e të tjera arsye pa fund që listojne të derguarit e BE-së. E gjitha kjo përsiatje lidhet me shume deklarata që lexohen përqark ketij fakti. Para pak kohësh, disa vënde të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca në vecanti, shprehën hapur dyshimin për perfshirjen e Turqisë në BE, paçka se Turqia është një vend kyç për kalimin e korridoreve të shumta që lidhin Evropen me Kaukazin.

Me një aritmetike të thjeshte; Turqia është një shtet që ka një numer të madh banoresh (73 milion) dhe po këta banorë mbartin një përkatësi fetare që është ajo myslimane. Kjo për parlamentin evropian do të thoshte një numër të madh deputetësh si përfaqesuse të Turqise, pasi numri i tyre llogaritet në baze të popullsise. Kjo analizë shifrash në evropën qendrore shkakton frikë, pasi kohët e fundit po hasin probleme me grupet terroriste islamike dhe përgjithësojne gjithçka të asaj feje si të keqe. Tani që problemi ka një emer, fusim në analizë edhe Shqipërinë që njihet si një shtet që ka tre besime fetare domethënëse brënda tij, por më një numër më të madh të besimit mysliman. Lexoj shpesh shkrime dhe analiza të huaja për Shqiperine që vëne në dukje përkatësitë fetare dhe mahniten nga bashkjetesa e tyre, bëjnë konferenca për to. Ndërkohë anashkalojnë shkakun e kësaj bashkjetese, e cila buron nga të qenit fillimisht shqiptar, pra përkatesia kombetare si zanafillë e bashkjteses së tyre.

Përshtypja është ajo e një testi: “Këta myslimanët shqiptarë, a do na venë bomba po të hyjnë në BE?” Harrojnë që jane po këta miliona shqiptare, emigrante myslimanë midis tyre, që në Evrope janë komuniteti më i integruar.
Mendoj se Shqipëria është një model i mire për evropën, paçka se ne, gjithçka e thënë prej saj na duket flori. Ajo ka problemet e saj që nga ato institucionale, ku mezi arriten të nenshkruanin Traktatin e Lisbones, deri tek ato shoqërore, problemi me kryqet në shkolla, ku Vatikani ka shfaqur hapur shqetësimin e tij për problemin në fjale.

Në këtë rast, evropa, nuk do të bënte keq të merte si shembull bashkjtesën tonë fetare, e cila si në kohen e Skenderbeut që e mbrojti nga pushtimi Otoman, mund të jete si shembull për zgjidhjen e kleckave të saj!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›