E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia tre di zie për vdekjen e patriakut Pavle

BEOGRAD- Serbia ka shpallur tre ditë zi për humbjen e patriakut të Kishës Ortodokse serbe, Pavle.

Qindra qytetarë janë grumbulluar para kishës katedrale të St. Michael the Archangel dhe presin të bëjnë homazhe për nder të patriakut i cili u nda dje nga jeta në moshën 95 vjecare.

Gjatë gjithë natës ralla e njerëzve përballë kishës ka qenë shumë e gjatë dhe nuk ka përfunduar as në orët e para të mëngjesit të sotëm.Adhuruesit e patriakut kanë ndezur gjithashtu qirinj për shpirtin e shenjtërisë së tij, gjithashtu kanë mbajtur dhe lutje.

Në një takim të Sinodit të Shenjtë të Kishës ortodokse serbe që u zhvillua të dielën u vendosë që Patrikut Pavle të varroset të enjten në manastirin Rakovica, ku dhe kishte kërkuar të varrosej.

Sipas Sinodit, mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije do të marrë përsipër detyrat e Patrikut. Ai tashmë ishte duke shërbyer si zëvendës Pavle dhe kryente detyrat e tij, kur kreu i kishës kishte rënë i sëmurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›