E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kushi prezanton zv.ministren e Arsimit, Albana Tole

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i ka uruar mirëseardhjen zëvendësministres së re Albana Tole. Po ashtu, ministrja Kushi informoi se ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullakut është emëruar në krye të Sekretariatit të Bologna Follow-up Group (BFUG). “I urova mirëseardhjen dhe shumë suksese zv/ministres së re Albana Tole, me besimin që do të japë kontribut të rëndësishëm në jetësimin e politikave tona për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Ndërkohë e falënderova shumë Oltion Rrumbullakun për kontributin e deritanishëm dhe i urova shumë suksese në detyrën e re në krye të Sekretariatit të Bologna Follow-up Group (BFUG)”, deklaroi ministrja. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›