Kushner pret Metën: Mbështetje të fuqishme për integrimin
Gjatë takimit, kryediplomati francez tha se qëndrimi i Francës është i qartë, sipas të cilit i gjithë Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian.
Ai premtoi mbështetjen e vendit të tij në këtë drejtim, veçanërisht edhe për Shqipërinë. “Pozicioni i Francës është shumë i thjeshtë, tepër i qartë: ne dëshirojmë që i gjithë Ballkani Perëndimor, dhe Shqipëria në veçanti, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Patjetër që do duhet pak kohë, do jetë proces i ndryshëm në varësi të vendeve, ne do bëjmë përshtatjet e duhura, dhe Franca e mbështet këtë në mënyrë konkrete dhe konstante. Ka disa probleme të vogla politike, që miqtë tanë do t’i rregullojnë. Ne të gjithë së bashku duhet të takohemi, të komunikojmë, që ta bëjmë hapësirën e Bashkimit Evropian, një hapësirë vëllazërore. Pra këtë do ta bëjmë”, u shpreh ai.
Më tej, Kushner, tha se do të vizitonte shumë shpejt Tiranën, pas ftesës që i kishte bërë Meta. Ai vlerësoi arritjet e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve të udhërrëfyesit, dhe theksoi se Franca do ta mbështesë Propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Dy Ministrat folën gjithashtu edhe mbi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se çdo problem duhet zgjidhur përmes dialogut konstruktiv, rrugës institucionale, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura të vendit.
“Folëm gjithashtu rreth përmirësimit të situatës politike në vend, sepse ne jemi duke u përgatitur për të përftuar statusin e kandidatit, dhe për këtë rivendosja e një dialogu efikas politik është e rëndësishme, veçanërisht për të mbështetur vazhdimin e reformave në vend”, tha nga ana e tij, Meta. Gjatë takimit, dy Ministrat folën dhe për situatën në rajon, në vijim të takimit të Nivelit të Lartë të Sarajevës.