E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa u kërkon falje viktimave të abuzimeve seksuale

Ai do të bëjë krejt çka është e mundur për mbrojtjen e fëmijëve nga sulmet seksuale të priftërinjve, sqaroi Papa të premten gjatë një meshe në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, në të cilën morën pjesë 15 mijë priftërinj.

Në fjalën e tij Papa, tha se viti i kaluar, i shpallur si vit i priftërinjve në vend që të ishte një vit i gëzimit solli në dritë "para së gjithash abuzimet me të miturit". "Po ashtu ne lusim Zotin dhe të prekurit për falje dhe premtojmë se duam të bëjmë krejt çka është e mundur për t`u siguruar se një keqtrajtim i tillë nuk do të përsëritet më," sqaroi Papa Bendeikti i XVI-të./dw/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›