E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushte më të mira për nxënësit e shkollës “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Investimet në infrastrukturën arsimore vijojnë të jenë një nga prioritetet e qeverisë, me fokus ndërtimin e shkollave të reja, rikonstruksionin e objekteve ekzistuese, krijimin e laboratorëve, ambienteve sportive dhe hapësirave moderne për nxënësit.

Një prej tyre është shkolla “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit, që po merr një pamje tërësisht të re.

Punimet për krijimin e ambienteve të reja dhe funksionale janë drejt përfundimit, për t’u ofruar nxënësve dhe mësuesve kushte më të mira për mësim.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e reja të kësaj shkolle, një investim i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Mat për fëmijët dhe komunitetin e Lisit.

“Gati për fillimin e vitit të ri shkollor, në një shkollë më të bukur dhe me më shumë hapësira për nxënësit tanë”, u shpreh Rama.

Investimet për modernizimin e infrastrukturës arsimore vijojnë në të gjithë vendin, me fokus ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave, si dhe krijimin e ambienteve moderne për nxënësit dhe mësuesit.

1 nga 11

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›