E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtet në Qendrën e Traumës, LSI: Qeveria të reagojë, rrezikohen jetë

TIRANË- Shqetësimeve të bluzave të bardha për mungesën e kushteve dhe mbipopullimin në Qendrën unike të Traumës në Tiranë ka sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ai i ka bërë thirrje qeverisë, e cila është në ikje të reagojë për këtë situatë menjëherë, pasi cdo minutë rrezikohet një jetë njeriu. Masat duhet të jenë emergjente dhe të orientuara mirë, pasi qytetarët nëse nuk trajtohen mirë mund të vuajnë invaliditetin gjatë gjithë jetës.

“Dhe në këtë moment që flasim, në atë shërbim paraqiten raste jo të zakonshme. Nuk paraqiten për një rrufë apo kollë, por paraqiten me trauma tepër të rënda dhe kritike. Kjo situatë atje në kushtet në të cilat aty punohet, paraqet problematik që nuk pret minutë pas minute. Ndaj apeli ynë në këtë moment shkon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek qeveria, e cila duhet të adaptojë masa të karakterit emergjent. Ndërkohë, që qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar të marrë masa të karakterit aftmesëm dhe afatgjatë men një strukturë jetike sic është struktura e spitalit ushtarak. por, ndërkohë në gjithë këtë periudhë që kemi përpara deri në ardhjen e qeverisë së re, qeveria aktuale e cila në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, as nuk prononcohet , as nuk merr masa konkrete duhet të lërë me nxitim pushimet. Një qeveritar nuk mund të ketë pushime dhe plazh por duhet të jetë në krye të detyrës dhe4 ti kthejë përgjigjie kësaj cështjeje sepse besoj se ka shumë më tepër vlerë për jetën e njeriut të zgjidhen në mënyrë akute problemet e spitalit ushtarak duke bërë lloj-lloj zgjidhjesh", u shpreh Vasili.

Sa i përket kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Partisë Demokratike Vasili deklaroi se do ketë një ekspertizë të qartë ligjore dhe kush ka shkelur ligjin duhet të shqetësohet. Nënkryetari i LSI-së konfliktin për SHQUP-in e cilësoi të stisur pasi kërkohet të faktorizohet sa më shumë, Partia Demokratike dhe kryeministri në ikje si dhe të ç’fokusohet vëmendja nga problemet e tjera.
(e.m/BalkanWeb)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›