E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kati i 7-të i një pallati përfshihet nga zjarri, banorët e saj me pushime

TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 7-të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, mesditën e sotme.

Një zjarrfikëse e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, ndërkohë që neutralizoi dhe bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Komshinjtë e banesës që mori flakë, thanë se banorët e banesës kanë shkuar me pushime, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Policia nis hetimet. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›