E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kushtetuesja pranon kërkesën e Metës/ Ish Presidenti ka ankimuar masën e sigurisë

Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë ankimimin e ish-Presidentit Ilir Meta që tenton të godasë “arrestin e tij me burg”, tashmë prej më shumë se një viti.

Këtë të mërkuë trupa e gjyqtarëve kushtetues mori në shqyrtim ankimim e Metës, dorezuar që prej muajit korrik, dhe vendosi ta shqyrtojë atë në themel, në të gjitha pretendimet e tij, në një seancë që do mbahet në vijim, mbi bazën e dokumenteve. Pra, pa praninë e palëve në gjykate dhe e mbyllur.

Mbrojtja e Ilir Metës pretendon se SPAK ka vendosur mbi të një mase jo kushtetuese, si i dyshuar për veprën panel të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore.

Avoktati i tij premend 4 nene te Kushtetues qe i vlereson te shkelura ne rastin e Metes, qe kane te bejne me kufizimin e të drejtave dhe lirive, të drejtën për liri dfhe siguri personale, si dhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë.
Ne dokumentin qe kane ne dore gjqytaret, thuhet se masa e “arrestit me burg” eshte nje mase jo proporcionale dhe e pajustifikuar.

Mbrojtja e Metes thekson se Ish- Presidenti nuk është në pozitat që mund të ketë rrezik për të prishuar provat. “Nëse personi nuk ushtron funksion publik, nuk ka mundësi të ndikojë mbi prova ose dëshmitarë, dhe nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore”, thuhet në ankimimin e ish-presidentit.

Në rastin e shqyrtimit të ankimimit të Ilir Metës, gjykatesit kane vendosur që Ilir Meta nuk do ketë privilegjet që i dhanë Erion Veliajt.

Seanca e Metës, ndryshe nga ajo e Veliajt, do te jetë e mbyllur dhe në të nuk do të jetë asnjë përfaqësues. Ndryshe nga Veliaj, ish-presidenti nuk mund të bëjë kërkesë për të marrë pjesë në seancën kur do të shqyrtohet ankimimi i tij, për të dhënë versionin e tij mbi gjykimin në strukturën e posacme anti-korrupsion./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›