Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Bashkisë, Piramida do prishet
Gjykata Kushtetuese kë hedhur poshtë kërkesën e Bashkisë së Tiranës, e cila kërkonte pezullimin e vendimit të prishjes së Piramidës dhe ndërtimin e Kuvendit.
Në ankimimin e saj Bashkia e Tiranës kishte kërkuar pezullimin e punimeve për prishjen e Piramidës dhe konkretisht shfuqizimin e vendimit nr. 66. datë 21.10. 2010 për ndërtimin e Kuvendit të Shqipërisë, pasi e quan si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Tashmë ky vendim i hap rrugën prishjes së Piramidës dhe ndërtimin në të të Kuvendit të ri, i cili ka hapur shumë debate.
Debatet nisën që për prishjen e Piramidës, që është kundërshtuar fort nga një pjesë e mirë e opinionit public, e deri tek përcaktimi i studios fituese për ndërtimin e Kuvendit të ri, që duket se ishte përcaktuar para konkursit. Për të kaluar pastaj tek kostua e ndërtimit të Kuvendit të ri, që, nga 40 milionë euro që u tha se do të kushtonte, pritet që të shkojë në 110 milionë euro.