E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Testi politik tregoi funksionimin e shtetit ligjor

Kryeministri Berisha tha gjate mbledhjes se Komitetit Nderministror te Integrimit se zgjedhjet vendore treguan funksionimin e shtetit ligjor. Demokracite e vendeve te ndryshme kane ligje te ndryshme per zgjedhjet. Ne u pozicionuam per nje zgjidhje te shtetit ligjor. Ne nuk mund te konceptojme qe te mos numerohet cdo vote. Gjithcka po zhvillohet ne kuadrin e shtetit ligjor. Edhe ky test ne vleresimin tim po provon qarte funksionimin e shtetit ligjor u shpreh Berisha.

Gjithashtu per Berishen mosrritja e numrit te azilkerkuesve shqiptare ne vendet e zones Shengen eshte nje sukses qe flet per qendrimin e pergjegjshem te shiptareve ndaj vendimeve qe kane marre qeverite e ketyre vendeve. Qeverite kane marre nje vendim shume te favorshem nje vendim qe bazohet ne parimet e levizjes se lire. shte e domosdoshme qe kete sukses te bejme gjithcka qe ta konsolidojme me tej tha kreu i qeverise.

Duke kerkuar informimin e metejshem te publikut ne lidhje me kushtet e levizjes pa viza Berisha kerkoi bashkepunimin e opozites per te votuar programin me 12 pika te rekomandimeve te KE i cili javen e ardhshme do te shkoje ne Bruksel.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›