E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushti i radhës i AAK-së:Shala të bëhet kryeministër

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pranon që të hyjë në koalicion me PDK-në, por me kusht që Blerim Shala të bëhet kryeministër. Ai beson se brenda gjashtë muajsh do të kthehet për të drejtuar vetë qeverinë.

Sipas mediave kosovare lideri i AAK-së vlerëson se Hashim Thaçi mund të bëhet president. PDK-ja këto i cilëson kërkesa absurde dhe paralajmëron koalicion me AKR-në, pakicat dhe Listën Rugova.

Zyrtarë të lartë të AAK-së kanë thënë në kushte anonimiteti se Këshilli Drejtues i partisë do të mblidhet të martën ku do të diskutohet për koalicionin qeverisës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›