E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, liderët e partive pa asnjë marrëveshje politike

Partitë politike në Maqedoni po vazhdojnë dialogun politik, megjithëse ende nuk po gjejnë një zgjidhje për problemet e krijuara javët e fundit. Opozita ka vendosur kushte për kthimin e saj në punimet e Parlamentit, të cilin po e bojkoton që prej dhjetë ditësh.

Në një takim të drejtuesve të partive parlamentare që përfundoi mbrëmjën e së hënës, nuk pati ndonjë marrëveshje. Në shkup u mbajt sot në Shkup takimi mes krerëve të partive politike dhe presidentit Gjorgje Ivanov, i zhvilluar me kërkesë të këtij të fundit. Duke folur pas bisedimeve, presidenti Ivanov e vlerësoi takimin si konstruktiv, ndërsa lideri i LSDM-së Branko Cervenkovski deklaroi se takimi përfundoi pa rezultat.
Cervenkovski paralajmëroi se, nëse nuk do të plotësohen kërkesat e partisë së tij, opozita nuk do të kthehet në Kuvend. Në takim, ashtu sikundër kishte paralajmëruar, mungoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci. Takimi i liderëve të partive politike me presidentin Gjorgje Ivanov ka rezultuar i dështuar, për shkak se nuk është arritur asnjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike dhe ndërprerja e bojkotit të Parlamentit.

Në këtë takim liderësh të partive parlamentare është shtruar edhe çështja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që është mbështetur nga shumica e partive parlamentare. Presidenti Ivanov theksoi se edhe kjo çështje është në kompetencë të Parlamentit dhe se të gjithë deputetët duhet të gjejnë mënyrat që të shqyrtohet ky propozim, për tu arritur një zgjidhje brenda institucioneve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›