Kutcher përfshihet në sherr

Aktori, Ashton Kutcher është përfshirë në një "konfrontim fizik " me një truprojë kjo për shkak të një fanse të tij.
Aktori ishte në një festival të muzikës kaltri, ‘Stagecoach’ në Kaliforni duke i ndjekur bendet nga afër nga një zonë VIP në momentin kur një fanse iu drejtuar për të biseduar.
Edhe Ashton u afrua për ta përshëndetur por u ndaluar nga një truprojë në mënyrë agresive.
Kjo gjë sipas, ‘TMZ’ e nervozoi Ashton i c li më pas u përfshi në sherr fizik me truprojën.
"Ashton nuk ishte agresori në këtë rast. Turpëroja doli nga kontrolli duke mos ditur se çfarë bënte “.
Për këtë rast, nuk është deklaruar ende aktori Ashton Kutcher./Indeksonline/