E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuti pas kutie Basha ruan avantazhin

Në 8 kutitë e fundit që kanë nisur numërimin sot Kandidati Basha vazhdon të ruajë avantazhin që ka ndaj rivalit të tij Edi Rama.
Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin përballë kandidatit socialist, Edi Rama në bashkinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qedror të Zgjedhjeve janë hedhur të dhëna për 482 kuti të numëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë.

Deri në këto momente, Basha ka marrë 124 138 vota, kundrejt 123 868 vota të marra nga Rama, duke ruajtur kryesimin. Diferenca mes kandidateve ngushtohet edhe me, po Basha mban gjithsesi kryesimin.

Basha mori kryesimin në garën e forte për kryeqytetin, në orët e para të mëngjesit të se enjtes, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›