Kutim Kapollari i kërkon kryeministrit të merren masa ndaj dhunuesve të pronës së tij

Lokali i Kapollarit shkatërrohet nga ish qiraxhinjtë
Në mes të ditës, në qytetin e Vlorës keqtrajtohen barbarisht punonjësit e lokalit Shpella në Ujin e Ftoftë në Vlorë. Autori i kësaj masakre, fatkeqësisht është një polic. E kemi denoncuar dhe nuk kemi lënë institucion shtetëror pa u ankuar që të vihet drejtësia në vend pasi që prej dy vjetësh po na shkatërrohet biznesi dhe po keqtrajtohemi fizikisht por të gjithë janë bërë të shurdhët. Kësaj here i drejtohemi drejtpërdrejt kryeministrit publikisht që të marrë fund një aferë korrupsioni dhe një padrejtësi ndaj biznesit të ndershëm. Para dy ditësh në qytetin e Vlorës në restorant Shpella tek Uji i Ftoftë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë.Ish-qiraxhiu i lokalit ka keqtrajtuar fizikisht tërë punonjësit e bar-restorant Shpellës në mënyrë çnjerëzore. Agresori quhet Fitim Veizi dhe vëllai i tij. Fitimi është oficer i policisë kriminale në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Pas keqtrajtimit të punonjësve të bar-restorantit, i cili në këto muajt e fundit është bërë disa herë nga ana e vëllezërve Veizi, është lajmëruar ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Policisë së Vlorës dhe shumë drejtues të tjerë. Ne si pronarë të këtij lokali kemi më shumë se dy vjet që dhunohemi nga vëllezërit Veizi. Historia e këtij konflikti edhe pse është denoncuar disa herë dhe janë paralajmëruar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit përsëri nuk po gjen zgjidhje. Festim Veizi ka qenë qiraxhi në lokalin tonë dhe kur u lajmërua që të prishte kontratën, ai mu në derë të lokalit ngre një kioskë pa leje, uzurpon hyrjen për tek lokali dhe mundohet me të gjitha mënyrat për të shkatërruar biznesin tonë. Ai ja ka arritur qëllimit sepse ka mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe të gjithë strukturave të policisë. Jemi në pronën tonë, jemi në hallin tonë, i paguajmë shtetit taksa dhe tatime të rregullta dhe çuditërisht na shkatërrohet biznesi. Shkatërrimi është bërë në mënyrë krejtësisht antiligjore dhe brutale. Lokali Shpella në Ujin e Ftoftë ka mbi 40 vjet që funksionon dhe veç sipërfaqes nën ndërtesë ka dhe sipërfaqen funksionale, e cila është uzurpuar nga Fitim Veizi. Jo vetëm kaq, po ai ka shkatërruar dhe biznesin tonë. Ai jo vetëm ka keqtrajtuar herë pas here personelin po u bën dhe shantazh dhe klientëve. Në Vlorë të gjithë hiqen të shurdhër. Të gjithë mbrojnë të paligjshmen. Ku të trokasim dhe të zgjidhim të drejtën tonë kur nuk kemi lënë derë pa trokitur në mënyrë qytetare dhe të rregullt. Po çuditërisht bëhet e kundërta. Merret në mbrojtje një dhunues prone. Tërë personeli shkoi për tu ankuar dhe bëri denoncim në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, por e shpërfillën edhe pse ata u dhunuan në krye të detyrës. U jemi drejtuar të gjithë instancave dhe kësaj radhe i drejtohemi dhe zotit Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë, që të na ndihmojë të zgjidhim të drejtën. Jemi pronarë të ligjshëm dhe me tërë dokumentacionin e duhur që prej më shumë se 18 vjetësh por po na shkatërron Fitim Veizi. Nuk e kuptojmë nëse ka shtet, ka drejtësi, ka ligj apo ka norma biznesi në Shqipëri. Zoti Kryeministër, kini mirësinë dhe diskutoni me deputetin e Vlorës Ardian Kollozi, që të zgjidhet ky konflikt pa patur një fund të padëshiruar. Këtë ja kemi thënë për të dhjetën herë zotit Bujar Nishani dhe autoriteteve vendore në Vlorë. Jemi në të drejtën tonë, në biznesin tonë dhe na bien më qafë. Ju lutemi kthejeni një herë vëmendjen nga hallet e vërteta të qytetarëve që ju votojnë.
Kujtim Kapollari
Pronar i lokalit Shpella në Ujin e Ftoftë, Vlorë
Last Updated on Tuesday, 26 May 2009 17:06