Ja metodat manipuluese që do të përdorin PD dhe PS për zgjedhjet e 28 qershorit

Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" denoncon shitje-blerjet e procesit zgjedhor 2009
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", në vazhdim të publikimit të skandaleve të radhës në sistemin politik shqiptar, tashmë publikon informacionin mbi manipulimin e Procesit Zgjedhor të 28 Qershorit 2009 në Shqipëri. Informacioni në fjalë, është përgatitur nga stafi i kësaj shoqate dhe është mbledhur nga burime të besueshme pranë saj, të cilat vazhdojnë të militojnë në qarqet më të larta të Partive Politike Shqiptare, (PD dhe PS). Informacioni bën fjalë për përgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit nga të dyja këto forca politike. Mundësitë më të mëdha për manipulim, i ka partia në pushtet, e cila ka vënë në funksion të këtij manipulimi mbi 100 milion dollarë para të pista, të fituara nga korrupsioni, krimi dhe kontrabanda katër vjeçare. Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" falenderon këta individë që kontribuuan në përgatitjen e këtij informacioni dhe u garanton atyre anonimatin dhe mbrojtje, në rast rreziku.
Historiku i zgjedhjeve në Shqipëri
Shqipëria është shteti i vetëm në Europë, që për 19 vjet me radhë nuk ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që me fillimin e Pluralizmit Politik në Shqipëri, zhvillimi i zgjedhjeve politike, apo edhe lokale, ka kaluar përmes proceseve të manipulimit. Manipulimi më i madh zgjedhor, u bë në vitin 1996-të, kur, Partia Demokratike në pushtet në atë kohë, pas një fushate elektorale tepër të dhunshme, me rrahje e torturime të kundërshtarëve të saj politikë dhe gazetarëve të pavarur, manipuloi gjithë procesin zgjedhor dhe shpalli rezultatin, sipas dëshirës së saj. Manipulime zgjedhjesh do të përsëriteshin sërish në çdo proces zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri. Deri më sot, Shqipëria nuk ka arritur të zhvillojë procese zgjedhore të lira dhe të ndershme. Kjo skemë manipulimi po përgatitet serish nga dy forcat e mëdha politike në Shqipëri.
Manipulim zgjedhjesh me ligj
Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i miratuar kohët e fundit me konsensusin e dy forcave të mëdha politike në Shqipëri, është baza ligjore, e cila favorizon manipulimin e zgjedhjeve. Ky kod zgjedhor, në kundërshtim të plotë me Konventën Europiane të Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut, dhe me Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, i heq të drejtën individit për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur. Kodi Zgjedhor, përcakton se vetëm individët e pajisur me Karta Identiteti dhe me pasaportë, mund të votojnë. Nga mospajisja me dokumente identiteti, në Shqipëri do të ngelen pa votuar mbi 300 000 votues, të cilët gjenden fizikisht në Shqipëri. Kodi Zgjedhor nuk u garanton të drejtën e votës mbi 1 000 000 votuesve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë. Me një përllogaritje të thjeshtë, më shumë se 50% e votuesve shqiptarë nuk kanë mundësi të shprehen me votë për pushtetin që do i qeverisë katër vitet e ardhshme. Një tjetër burim manipulimi zgjedhor i sanksionuar me ligj, janë Komisionet Zgjedhore Partiake, ku shumicën e kanë po dy partitë e mëdha, (PD dhe PS). Partitë e tjera, të cilat garojnë në këto zgjedhje, janë të detyruara të pranojnë rezultatin që do u shpallin PD-ja dhe PS-ja. Gjithashtu, organizatave shoqërore, sindikatave dhe shoqërisë civile, nuk u është njohur e drejta që të garojnë si subjekte jopolitike në këto zgjedhje. Përfundimisht, me sa u shprehëm më sipër, dhe me ato që do të shprehen më poshtë, zgjedhjet politike në Shqipëri, të cilat mendohet se do të mbahen me datën 28 Qershor 2009, janë të dështuara, jo demokratike dhe antikushtetuese. Çdo gjykim tjetër, për ne si shoqate, është i kotë.
Përgatitjet për manipulim
Si rrallë ndonjë herë tjetër, Partitë Politike të medha, (PD-ja dhe PS-ja), kanë bërë përgatitje serioze për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Këtë përgatitje e reflektuan edhe Listat e Kandidatëve për Deputetë të këtyre dy partive. Bizneset e krimit, të korrupsionit dhe të ndërtimit, janë të përfshira direkt në këto lista zgjedhore dhe në manipulimin e zgjedhjeve. Kapitali kriminal, i akumuluar në vite nga të dy partitë e mëdha, do të përcaktojë fatin e zgjedhjeve. Partia që siguron mbështetjen më të madhe kriminale financiare, do shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve. Shqipëria do të vazhdojë të sundohet edhe për një katër vjeçar tjetër.
Mënyrat e manipulimit të zgjedhjeve
Mënyra klasike, (blerja e komisionerëve), e cila është përdorur në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, ka treguar se ka sukses në Shqipëri. Kjo mënyrë manipulimi do të përdoret edhe kësaj radhe. Në qendrat e mëdha dhe të mesme të votimeve, kjo mënyrë do të përdoret gjerësisht. Kutitë e votimit do të ndryshohen gjatë rrugës për në qendrën e numërimit të votave, më të tjera, të gatshme, të mbushura pa filluar procesi zgjedhor. Firmosja e fletëve të votimit dhe pasqyra e rezultatit do të plotësohen një ditë para zgjedhjeve.
Fleta e bardhë, e plotësuar
Fleta e bardhë do të jetë fleta e artë, e cila do të manipulojë zgjedhjet. Një fletë votimi, e firmosur nga të gjithë komisionerët, sipas ligjit, do të qarkullojë në duart e militantëve partiakë, që pa nisur procesi zgjedhor. Kjo fletë dhe paraja do të bëjnë të mundur kontrollin e gjithë procesit zgjedhor në atë qendër ku do të aplikohet. Votuesi, para se të hyjë të votojë, do pajiset me këtë fletë, e cila është e plotësuar për subjektin politik që votohet. Votuesi, do të paraqitet para komisionit për të marrë një fletë të re votimi. Ai shkon në dhomën e fshehtë, por nuk plotëson asgjë në fletën e votimit që ka marrë nga komisioni, por do e palosë atë dhe do e fusë në xhep. Në kutinë e votimit, ai do të hedhë fletën e plotësuar nga të tjerët, para se të hynte për votim. Kur votuesi do të paraqesë tek militantët partiakë fletën tjetër boshe të votimit, do të marrë edhe çmimin në para të premtuar për votën e tij. Kjo fletë do të kalojë dorë më dorë dhe procesi zgjedhor do të manipulohet plotësisht, pa u ndierë asnjeri.
Institucioni i BE
Ashtu siç e ka të shkruar edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, institucioni i BE-së, do të mbizotërojë edhe në këtë proces zgjedhor në zonat Veriore të Shqipërisë. Fshatarë të varfër, me numër të madh anëtarësh familjarë, do të jenë pre e kësaj maskarade. Militantë injorantë, do i detyrojnë të shkretët të betohen për votën e dhënë, në shkëmbim të një sasie parash në dorë. Betimi, edhe kësaj radhe do e bëjë punën e tij. Vota do të shkojë tek ajo parti, e cila do ketë se çfarë të paguajë.
Marrëdhëniet familjare
Marrëdhëniet familjare janë një mundësi tjetër politike që shfrytëzohet në Shqipëri. Pluralizmi Politik i 19-të viteve në vendin tonë, ka mbjellë vetëm pakënaqësi, urrejtje dhe injorancë në familje të tëra shqiptare. Individët me peshë politiko-familjare, të cilët janë majmur me paratë e korrupsionit që u ka garantuar pushteti në vite, edhe kësaj radhe do shfrytëzojnë të afërmit e tyre të varfër, për t`u dhënë votën në favor të kësaj apo të asaj partie politike. Shtresa e varfër e popullsisë, e mbytur në varfëri dhe në injorancë, do vazhdojë t`u bindet me përulje "Bajraktarëve Familjarë". Votat e tyre nuk do të shkojnë për bindje politike, por për hatër të të afërmve të tyre.
Kuponi i kartës së identitetit
Do të jetë faktor në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Për shkak të varfërisë së tejskajshme dhe për shkak të ngadalësimit me dashje të procesit, votuesit shqiptarë nuk do të jenë në gjendje të pajisen të gjithë me karta identiteti. Në këto kushte, hyjnë në lojë partitë e mëdha politike, të cilat do të mundohen të sponsorizojnë blerjen e këtyre kuponëve për votuesit e tyre. Blerja e kartës së identitetit do të përcaktojë edhe fatin e votës së votuesit të varfër.
Manipulimi i votave të emigrantëve
Një tjetër mundësi manipulimi për partitë e mëdha shqiptare, (PD dhe PS), do të jenë votat e emigrantëve, të cilët, ditën e zgjedhjeve nuk do të jenë në Shqipëri. Kështu, në vend të tyre, mund të votojë kushdo, që mban një kartë identiteti të falsifikuar. Infrastruktura e kontrollit të kartave të identitetit nga Komisionet e Qendrave të Votimit, do të jetë në nivelin zero. Kështu, fati do i buzëqeshë asaj partie, e cila ka mundësinë më të madhe të prodhimit të kartave false.
Përfundime
Është për të ardhur keq që sot, në vitin 2009, ne shqiptarët vazhdojmë të mendojmë se kur do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, se kur do të bëhemi shtet, se kur do të bëhemi njerëz të qytetëruar, të cilët punojnë për të ardhmen dhe begatinë e vendit të tyre. Procesi zgjedhor, akoma pa nisur, ka dështuar në Shqipëri. Ne, do të vazhdojmë të drejtohemi nga një Kryeminister autokrat dhe nga një grup servilësh, ministra të korruptuar e të pa moral. Ky do të jetë ndoshta shansi i radhës i humbur nga ne si shqiptarë. Kjo do të stopojë proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe do të rrezikojë pozitën tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.