Kutitë, sot miratimi i projekt- aktit në KQZ
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet te miratoje sot projekt- aktin për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
Miratimi duhet te behej ne mbledhjen e djeshme, por shtyrja erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, i cili kërkoi kohë për tu njohur me projekt-aktin.
Për këtë projekt- akt unë ju kërkoj kohën e nevojshme për të dhënë mendimin për të. Projekt- akti nuk është se mund të gjente kohë më të shpejtë për tu realizuar. Kërkoj që diskutimi të shtyhet për ditën e nesërme- tha ai.
Menjëherë pas tij përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti tha se nuk ka ndonjë kundërshtim me propozimin e Gjonçajt, por sipas tij, po të lihej për nesër humbet dhe një ditë.
Të gjejmë kohë dhe ta mbyllim sot në mënyrë që të nisim punën- kërkoi ai.
Me një vendim unanim, KQZ vendosi te shqyrtoje neser projekt-aktin, dhe sipas kreut të KQZ-se, Arben Ristani, menjëherë pas miratimit të aktit, mund te fillojë puna për hapjen e kutive.