E Diel, 1 Nëntor 2026

KutiteBerisha- Steinberg Jo hetim vendimeve gjyqesore

Ne vecanti Kryeministri shprehu gatishmerine per ti ofruar opozites te drejten ekskluzive per hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me standardet nderkombetare.

Ne kete kontekst Steinberg vleresoi oferten e bere nga Kryeministri Berisha drejtuar opozites per reformim te kuadrit zgjedhor ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale. Sic njofton zyra e shtypit e kryeministrise Steinberg ka pergezuar kryeministrin Berisha per masat e marra per forcimin e shtetit ligjor dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit dhe shprehu gatishmerine e SHBA-ve per te ndihmuar me tej ne kete fushe si ne Shqiperi ashtu edhe ne shkalle rajonale.

Teme diskutimesh ka qene edhe Kosova ku Steinberg shprehu kenaqesine per vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te legjitimitetit te pavaresise dhe u shpreh krenar per bashkepunimin duke siguruar per vazhdimesine e angazhimit te SHBA-ve per rritjen e metejshme te njohjes nderkombetare te Kosoves. Ne takim u diskutua per ceshtje te sigurise ne Afganistan si dhe per probleme te tjera me interes te perbashket.

2010-09-24 1616

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›