E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategji kunder fatkeqesive natyrore

Parandalimi dhe marrja e masave mbi emergjencat civile dhe katastrofat natyrore ishte tema e diskutimit te djeshem mes 12 vendet pjesemarrese ne Nismen per Parandalimin dhe Pergatitjen ndaj Fatkeqesive te Europes Juglindore.

Takimi i 21-te rajonal i ketij forumi u zhvillua ne qytetin bregdetar te Durresit. Ai konsiderohet si nje aktivitet mjaft i rendesishem duke qene se u diskutua gjate mbi keto fenomene madje u shkembyen edhe eksperienca mes pjesemarresve ne drejtim te menaxhimit te fatkeqesive qe godasin vendet ne kohe te ndryshme.

Perfaqesues te Ministrive te Brendshme dhe Emergjencave Civile nga Shqiperia Kroacia Turqia Sllovenia Bosnje Hercegovina Bullgaria Hungaria Greqia Maqedonia Mali i zi Rumania dhe Serbia sollen ne kete tryeze pervojat dhe nderhyrjet e tyre ne rastet kur mund te kete permbytje termete dhe zjarre fenomene qe kane goditur popullaten e zonave te caktuara.

Shqiperia ka qene vendi prites i ketij takimi pasi eshte kryetar i radhes i forumit ne baze te nje rotacioni te pervitshem mes vendeve anetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›