Kuvajti ndërmjetëson zgjidhjen e krizës në Bahrein
Opozita shiite në Bahrein ka pranuar ofertën e Kuvajtit për të ndërmjetësuar bisedimet me qeverinë rreth zgjidhjes së krizës në vend.
Bahreini më 16 mars u dha fund javëve të protestave që kishin shtyrë mbretin të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Jasim Husain, anëtar i grupit më të madh opozitar, Wefaq, tha se sheiku i Kuvajtit, Sabah al-Ahmad al-Sabah, ka ofruar ndërmjetësimin mes familjes mbretërore sunite dhe opozitës shiite.