Gates: Nuk synojmë ndërrimin e regjimit në Libi

Qëllmi i ndërhyrjes ushtarake në Libi nuk është shkatërrimi i kolonelit Muamer Gadafi, sepse çdo ndryshim i regjimit është vështirë për t`u zbatuar, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.
“Siç e kemi parë në të kaluarën, ndryshimi i regjimit është një gjë shumë e komplikuar. Nganjëherë merr kohë të gjatë, nganjëherë ndodh më shpejt, por ky kurrë nuk ka qenë synimi ushtarak”, ka thënë Gates.
Sipas Gates shumë bashkëpunëtorë kanë nisur të braktisin Gadafin, pas ndërhyrjes së aleancës ndërkombëtare.