E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvend- Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca plenare

Deputeti demokrat, Flamur Noka është përjashtuar nga seanca plenare. Vendimi u mor nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, pasi Noka bllokoi foltoren, duke kërkuar fjalën për procedurë, por u ndal te çështja e inceneratorëve.

Spiropali e ndërpreu duke i thënë se fjala që ai po mbante nuk ishte për procedurë, duke i kërkuar të largohej nga foltorja.

Megjithatë Noka refuzoi të largohej, duke bërë që Spiropali të merrte vendimin për përjashtimin e tij nga seanca.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›