E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend/ Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

Deputeti socialist Blendi Klosi ka reaguar gjatë diskutimeve për reformën territoriale në Kuvend, duke deklaruar se mazhoranca është e bindur se bashkitë që do të krijohen pas reformës do të fitohen nga Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Jemi të gatshëm t’ju sfidojmë që, nga të gjitha bashkitë që do të dalin sot nga votimi i Parlamentit, ju do të merrni më pak bashki se numërimi me një dorë. Të gjitha bashkitë që dalin sot nga votimi, ne do t’i fitojmë”, deklaroi Klosi.

Deputeti socialist argumentoi se bashkimi i bashkive, sipas tij, do t’i bëjë ato më të forta dhe do të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve.

“Ne jemi këtu për të diskutuar sepse ne mendojmë se bashkimi i bën bashkitë më të forta dhe u shërben më mirë qytetarëve. Duhet të diskutojmë këtu për argumentet, por ju bëni rrëmujë këtu dhe nuk hapni diskutimet, por merreni me procedurë”, u shpreh ai.

Klosi theksoi se reforma territoriale pritet të hidhet për votim në Parlament, duke deklaruar se “Reforma sot do të votohet.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›