E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Tahiri:Drejtësia mori fundTopalli: Ju i çuat për t'i vrarë

Në shenjë proteste ndaj vendimit të sotëm të gjykatës së Tiranës opozita braktisi sallën e parlamentit. Deputeti socialist Sajmir Tahiri iu drejtua ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi duke i thënë : S'të vjen turp, janë 4 të vrarë. Drejtësia ka marrë fund. Në një moment garda mori në mbrojtjes ministrin.

Disa minuta më pas deputeti socialist Sajmir Tahiri tha se qeveria rivrau 4 protestuesit. "Mallkuar qoftë dita kur pushteti ju zuri sytë sa të keni guximin të vrisni njerëz për pushtet dhe pastaj t’i rivrisni sërish me drejtësi të mohuar. Sot është ditë zie se Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nikaj dhe Faik Myrtajt i rivratë për herë të dytë. Me një vendim gjykate që në kulmin e pandëshkueshmërisë shpalli të pafajshëm ekzekutorët e tyre. Keni vrarë jetën e e familjeve dhe të afërmeve dhe e kthyet gjithçka në statistikë e shifra. Dhe keni salduar thellë te njerëzit mendimin se ky pushtet sot mund të të vrasë, mund të të përdhunojë, mund të të vjedhë, mund të të rrënojë jetën e të ardhmen; këta qeveritarë mund të vrasin dhe drejtësia i shpëton. Nuk mban njeri përgjegjësi. Sot i treguat Shqipërisë dhe shqiptarëve se nuk ka drejtësi atëherë kur pushteti merr guximin të të vjedhë, e të vrasë, sot treguat se është e rrezikshme, të kushton kokën, të kesh të drejtë, kur pushteti i ka gabim. Sot i vratë përsëri dhe meqë jeni te projektligji i statistikave, meqë ju zonjë na kujtuat se ju si nënë, si grua, na ftuat të votojmë tre ligjet, nuk kam forcë dhe unë si qytetarët, si baba dhe si kolegët e mi poshtë dhe ministrat sipër, ashtu sikurse Ndrea Prendit dhe Agim Llupos: Po ju them në emër të familjarëve të të vrarëve: Hapni sytë dhe a e dini pse? Askush nga këta nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Dhe ju them se ne sot nuk kemi punë me këtë parlament.
. "

TOPALLI: FOLI DREJTESIA, JU I CUAT TI VRISNI
Ndërhyri Topalli: Të tërheq vëmendjen. Je jashtë rendit të ditës
“Këto janë mësuar që në këtë sallë plenare për 50 vite të bëjnë prokurorin, edhe gjykatësin dhe kërkonin t’i varni në litar. Jë njëjtë jini , harrojini por si Xhelili nuk je mar qyqar, ik mar anej. Të mbyllni gojën. Shteti ligjor nënkupton ndarjen e pushteteve. Ju që flisni çdo pyesni pak Luiza Xhuvanit. Ai ishte nanë ajo moj zonjë, më dhimsesh edhe tij moj, do me fol, nuk është më kjo salla ku kërkonit të varnin në litar. Ka drejtësi dhe kur flet drejtësia duhet të heshti. Ky është sistemi i 20 viteve përpara. Ju ikni, frikacakë të paburrë, i çoni për t’i vrarë. Frikanakë, e nuk votoni 3 ligjet. Boll keni vrarë 50 vite. Boll ka ikur koha juaj”- tha Topalli teksa deputetët e opozitës po largoheshin.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›