E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta PS prishi marreveshjen ne 2007

Ilir Meta e ka ngritur në një tjetër nivel komunikimin me miqtë në rrjetin social Facebook. Ndryshe nga komunikimi që është parë kohët e fundit përmes konferencave me shkrim pyetje- përgjigje, kreu i LSI-së Meta nuk ka lënë shtigje interpretimi duke qenë vetë në “Inbox-in” e të gjithë atyre që kanë pyetur dhe duke u përgjigjur pyetjeve, jo me shkrim, por me video. 

Meta ka lenë një hapësirë edhe për te gjithë ata qe dëshirojnë ta takojnë drejtpërdrejt.
Në dy ditë zotit Meta i janë drejtuar 342 pyetje. Plot 60 qytetarë kanë patur të njëjtën pyetje, të cilin e ka i gjithë opinioni publik sot.
Përgjigja e Metës është se forca e tij politike u qëndron marrëveshjeve. 
Meta sqaron bashkëbiseduesit se marrëveshja me socialistët e 2007-ës u prish nga këta të fundit, ndërsa koalicionin me demokratët e cilëson si tepër të qëndrueshëm dhe rezultativ. 
Meta nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për aleancën parazgjedhore të këtij viti, por siç thotë dhe vetë kreu i LSI-së: Kjo nuk do të thotë se janë të paqartë për atë që do të vendosin në prill. 
Ai vlerëson si të rëndësishme taktikën dhe strategjinë elektorale, për një koalicion qe do ti garantoje një numër me te madh deputetesh ne kuvend. 
Por sikundër sqaron vete Meta ndërsa për koalicion parazgjedhor do te vendose konventa, për çdo koalicion pas zgjedhor vendimtare do te jete vota e qytetareve. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›