E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Xhaferri: Ja shkeljet e Rames

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri ka paraqitur ne seancen e sotme parlamentare provat e mbledhura nga komisioni hetimor mbi punen e bashkise se Tiranes.

Gjate fjales se tij, Xhaferri, kryetar i komisionit, ka theksuar se bashkia ka bere shkelje te medha me dhenien e lejeve te ndertimit vetem per dy studio arkitekture.

“Pasi u analizuan provat e mbledhura u arriten keto konkluzione: lejet e ndertimit te dhena nga KRRT e bashkise jane bere me shkelje. Gjendja e konfliktit te interesit ka qene e pranishme dhe eshte provuar gjate hetimit. Gjendja e krijuar ne bashki, ku dy studio marrin shumicen e lejeve te ndertimit tregon shkeljen me te rende te ligjit mbi konkurrencen. Per hetime te metejshme materialet duhet te kalojne ne prokurori”, ka deklaruar Xhaferri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›