E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, miratohet raporti hetimor mbi Ramen

Kuvendi ka miratuar mbremjen e sotme vetem me votat e mazhorances raportin e komisionit hetimor mbi veprimtarine e kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama.

Raporti u miratua me 74 vota pro, ndersa dy deputete te tjere abstenuan. Pas miratimit, konkluzionet e komisionit hetimor do t’i kalojne se shpejti organit te Prokurorise se Pergjithshme.

Pervec raportit per Ramen, deputetet e djathte miratuan edhe dy dekretet e presidentit Topi per shkarkimin e Anastas Duros nga posti i ministrit te Punes dhe emerimin e Pjeter Gumit ne vend te tij.

Opozita e majte, ashtu sic kishte paralajmeruar bojkotoi seancen, duke pamundesuar keshtu miratimin e ligjit per gjykaten administrative.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›