E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, debat i ashpër mes Strazimirit dhe Doshit

Debat i ashpër në seancën e sotme plenare. Debati ka nisur gjatë fjalës së deputetit të PD-së Gent Strazimiri i cili i ka bërë apel kolegëve të tij që të shikojnë nenin 178 të kodit zgjedhor i cili parashikon edhe asgjesimin e fletëve të votimit. Kjo gjë ka irrituar edhe deputetët socialistë dhe veçanarisht deputeti i PS-së Tom Doshi ka debatuar ashpër me deputetin demokrat Strazimiri dhe është drejtuar drejt foltores së Kuvendit ndërkohë që oficerë të Gardës kanë bërë rrehtimin e foltores për të shmangur çdo incident.
"Gjithesesi ju jap një këshillë të sinqertë që atë afatanin 2-javor ta lexoni tek neni 178 i kodit zgjedhor pasi atje është gjeagjëza pasi do t'ju lërë rërish në rrugë" i është drejtuar Strazimiri socialistëve.
Menjëherë kryerja e Kuvendit ka deklaruar ndërprerjen e seancës për qetësimin e situatës ndërkohë që incidenti ndodhi gjatë kohës kur deputeti i PD-së Gent Strazimiri po u drejtohej socialistëve duke u thënë se qëndrimi i tyre në Parlament do të zgjasë derisa kryetari Edi Rama ti njoftojë me sms se duhet të largohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›