E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Jemi të angazhuar për zgjidhje, s'heqim dorë nga transparenca

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar se afati 2-javor i dhënë nga ndërkombëtarët është mëse i mjaftueshëm për zgjidhjen e krizës. Duke folur në seancën e sotme plenare Ruçi theksoi se opozita është e angazhuar për zgjidhjen brenda dy javëve pa hequr dorë aspak nga transparenca e zgjedhjeve.
"Të gjithë ne duhet të kuptojmë që afati 2-javor ka një karakter ultimativ për krerët dhe institucionet e vendit dhe mos gjetja e një zgjidhje do të ishte ndërprerje të proceseve integruese të vendit" theksoi Ruçi.
Gjithashtu Ruçi deklaroi se nëse gjatë këtij afati 2-javor nuk do të ketë zgjidhje mes palëve për transparencën e zgjedhjeve atëherë opozita do të vijojë sërish me protestat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›