Kuvend debate per votimin

Votimi në mënyrë elektronike i të enjtes së kaluar për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i kontestuar nga opozita, është bërë shkas për rritjen e temperatures politike në Parlament edhe këtë të enjte.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, akuzoi ashpër kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli se kanë shkelur parimet demokratike të votës së fshehtë dhe të lirë të deputetëve.
Për Partinë Socialiste, dy janë arsyet, së pari sipas saj qeveria kërkon kontrollin mbi insitucionet e pavarura dhe së dyti, pasi kryeministri Berisha nuk kontrollon më mazhorancën parlamentare.
”Kuvendi do të nisë tani afër procedurën për përzgjedhjen e Presidentit Kuvendi do të nisë tani afër procedurën për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pa asnjë garanci kushtetuese, pa asnjë garanci proceduriale, madje edhe pa garancinë numër një, votën e fshehtë
Gramoz Ruci
Kryetar i grupit parlamentar socialist të ri të Republikës, pa asnjë garanci kushtetuese, pa asnjë garanci proceduriale, madje edhe pa garancinë numër një, votën e fshehtë, të lirë, të ndershme dhe të barabartë”, deklaroi Ruçi.
”Kemi kërkuar që me frymën e kushtetutës të ndërtohet një proces demokratik, një proces transparent, një proces gjithëpërfshirës, bashkues i zgjidhjes së presidentit, në respekt të frymës së kushtetues që kërkon që presidenti të jetë një figurë e bashkimit të kombit, por njëkohësisht edhe për të shpëtuar demokracinë nga rreziku i madh i shtetit njëpartiak”, shtoi kryetari i grupit parlamentar të PS, që në fjalën e tij shtoi:
”Ju po refuzoni me këmbëngulje, duke ecur përpara në skenarin tuaj të vetëm që keni, për një president të partisë në krye të shtetit njëpartiak. Vota e fshehtë duhet të rikthehet në Kuvend me çdo çmim dhe pa të nuk do të ketë zgjedhje. Nuk do të ketë as zgjedhje të Presidentit. Ky është kufiri ku do të ndaleni dhe ku do të na gjeni”.
Por, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke mbrojtur si të lire dhe ligjor votimin e fshehë elektronik, sfidoi opozitën që të provojë me çfarëdo mënyre votimi mbështetjen e kryeministrit në Parlament.
”Zoti Ruçi. Kur thatë se ishte vota gjenerale, ishit i sinqertë. Ju thatë që ne këtu në këtë sallë nuk do t’iu lejojmë të zgjidhni Presidentin e Republikës dhe kjo është strategjia juaj. Kur humbni, nuk pranoni votën. Kur shihni se nuk keni vota, vidhni fletët e votimit, edhe këtu në sallë, siç i morët herën tjetër. E dini që nuk do ta zgjidhni presidentin, pasi këtë do ta bëjë maxhoranca dhe prandaj deklaroni sot në këtë sallë se nuk do të lini që të realizohet votimi. Gaboheni përsëri, si në zgjedhjet e 2009-s, si në zgjedhjet e 2011-s, si në zgjedhjen e KLD-së dhe edhe në rang Republike”, deklaroi Topalli.
Por, debati politik nuk ka mbaruar me kaq dhe kur ka mbetur gati një muaj nga nisja e procedurave për zgjedhjen e presidentit, duket se ka nisur të bëhet realitet profecia e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu.
Duke komentuar një javë më parë situatën e krijuar për votimin e anëtarit të KLD-së, ambasadori Arvizu tha se ky ishte vetëm fillimi.
Në fakt, socialistët, për herë të parë paralajmëruan se, nëse nuk përcaktohen rregulla të reja, që garantojnë votën e fshehtë për presidentin, ata nuk do të lejojnë asnjë votim për zgjedhjen e tij. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e interpretoi këtë si një strategji për bllokim nga ana e opozitës. Kuvendi
Kuvend, debate për anëtarin e KLD-së
Degjeneron procesi për KLD, Çefa fiton pa LSI
Kuvend, kalon Kodi Penal