Kuvend interpelance me kryeministrin Berisha

Kryeministri Sali Berisha pas shumë kohësh ishte i pranishëm në një
seancë plenare parlamentare, pas një interpelance të kërkuar nga
deputeti socialist Taulant Balla.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se qeveria që ai drejton ka mbajtur në epiqendër të të gjitha përpjekjeve të saj luftën kundër korrupsionit.
"Korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave në një shoqëri të lirë. Qeveria ka mbajtur dhe mban në epiqendër luftën kundër korrupsionit dhe për këtë le t'u referohemi fakteve dhe raporteve ndërkombëtare për korrupsionin", tha Berisha.
Në fjalën e tij, kryeministri kujtoi se gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Socialiste nuk u dënua askush për akuzën e korrupsionit. "Për të luftuar korrupsionin nevojiten reforma rrënjësore. Pas krjimit të Task Forcës së antikorrupsionit nisi të zbatohet një program ambicioz", u shpreh kryeministri. Në ekspozenë e tij shefi i qeverisë theksoi se janë ndaluar të gjitha prokurimet publike direkte, si dhe është amenduar ligji për konfliktin e interesit.
Balla: Korrupsioni, sëmundja më e rëndë e qeverisë
Interpelanca me kryeministrin Berisha u kërkua nga deputeti Taulant Balla, i cili në fjalën e tij theksoi se korrupsioni mbetet sëmundja më e rëndë e kësaj qeverie.
"Sot mbushen 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Të hënën Gërdeci shpërtheu përsëri me vendimin e Gjykatës", u shpreh Balla.
Deputeti socialist theksoi se strategjia për luftën kundër korrupsionit është lënë në harresë dhe se ky fenomen nuk luftohet me strategji, të cilat nuk përcaktojnë ku janë problemet.