E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret grafik per ndarjen e puneve ne shtepi

Banoreve u ka ardhur nje zarf nga Vellai i Madh. Genta lexon zarfin ku thuhet se nga dita e sotme pastrimi i shtepise do te behet me grafik. Banoret duhet ta plotesojne vete grafikun e zbatimi i tij hyn ne fuqi qe sot. Ajo u thote se banoret do te ndahen ne tre grupe me nga tre banore ku secili prej tyre do te kujdeset per pjese te ndryshme te shtepise. Genta shprehet se se cdo gje eshte e monitoruar dhe ndaj banoreve qe nuk do ta respektojne kete grafik do te merren masa.

Tre djemte e denuar afrohen prane hekurave per te degjuar komunikimin nga Vellai i Madh e Erioni shprehet se zarfi ka permbajtje te afert me mendimin e tij qe punet duhet te ndaheshin mes banoreve ne grupe. Franceska menjehere thote se do te merret me larjen e eneve por Genta i thote se kjo gje duhet zgjidhur me kompromis mes banoreve e nuk mund ta vendose ajo.

Banoret debatojne me njeri-tjetrin per ndarjen e puneve dhe pastrimin e sektoreve te ndryshem te shtepise. Klaudja shprehet se dot ishte me mire sikur grafiku te ishte me detyrim se keshtu nuk do te lindnin konflikte mes tyre. Ermali shprehet se nje zgjidhje e mire do te ishte sikur te gjithe banoret e shtepise ti benin punet me rotacion e perdite te kishin nga nje grafik te ndryshem. Vlashi ploteson grafikun duke bere disi katalizatorin mes banoreve qe nuk pushojne me perplasjet e mendimeve.

Doloreza pyet Vlashin nese mund tia fillojne nga punet meqenese ajo e ka rradhen per te pastruar sallonin e Vlashi i pergjigjet te prese dhe pak se nese do te ishte kaq e gatshme mund ta kishte bere me kohe kete. Franceska shpreh nje ankese ndaj Aniles per higjenen e te dyja debatojne me tone te larta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›