Kuvend, nis seanca plenare, opozita mungon sërish
TIRANË- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të së enjtes me axhendën e ditës që parashikon shqyrtimin dhe miratimin e disa projektligjeve.
Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste mungojnë sërish në seancën e sotme, duke vijuar kështu qëndrimin bojkotues ndaj parlamentit që nga data 2 qershor, kur Kuvendi rinisi seancat plenare, të ndërprera për shkak të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Bojkoti i opozitës lidhet me qëndrimin e saj kontestues ndaj vendimeve të KQZ-së për bashkinë e Tiranës.
Në fillim të rendit të ditës është parashikuar diskutimi i disa ndryshimeve në ligjin "Për arsimin dhe formimin profesional", për të vijuar më pas me shqyrtimin e pr/ligjit "Për shërbimin e kërkim shpëtimit", dhe për të përfunduar me votimin e pr/rezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2010".
Një pikë e veçantë në rendin e ditës së sotme është dhe votimi i kandidaturave për vendet vakante në disa institucione.
(d.b/BalkanWeb)