E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet e lirimit, mbi 51 mijë nxënës testohen në matematikë

TIRANE - Nxënësit e klasave të IX-ta në vend do të provojnë sot të gjitha dijet e marra në lëndën e Matematikës.

Provimi do fillojë në orën 10:00 dhe Ministria e Arsimit e Shkences (MASH) konfirmoi se janë marrë të gjitha masat për realizimin e tij.

Përsa i përket ambienteve ku do të zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur që si mjedise të shërbejnë vetëm shkollat publike, ku çdo klasë do të ketë jo më shumë se 15 nxënës.

Rreth 51 480 nxënësit e këtij sistemi arsimor, do ti nënshtrohen provimeve të Lirimit gjatë periudhës 15-30 qershor. Më 17 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhë-Letërsisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›