E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot raporti për shkarkimin e Spahiut

TIRANE- Ne seancen e sotme te Kuvendit parashikohet votimi i raportit te Komisionit Hetimor per shkarkimin e ish nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu.

Votimi i raporti, Për nisjen e procedurës së shkarkimit nga detyra të zotit Kreshnik Spahiu, zëvëndëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i planifikuar ne rendin e dites do te paraprihet me paraqitjen e tij para deputeteve, fjalen e anëtarit të organit kushtetues në rast se kërkon të dëgjohet e me pas diskutime.

Raport u miratua dy dite me pare dhe konstatoi se Spahiu ka shkelur detyren, ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv/kryetarit të KLD-së, duke e zëvendësuar atë me veprimtari politike.

Sipas raportit, Spahiu ka abuzuar dhe shpërdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar të institucionit, ndërsa është larguar me misione afatgjata dhe në mënyrë të përsëritur në funksion të axhendës politike pa njoftim të organeve kushtetuese me të cilat lidhet ushtrimi i detyrës së tij kushtetuese.

Raporti krahas parlamentit do t’i dergohet edhe Prokurorise per ndjekje penale te Spahiut, i cili ka dhene doreheqjen disa kohe me pare. Doreheqje e pranuar me shumice nga KLD-ja, kreu i saj, Bamir Topi, por jo nga ministri i Drejtesise, Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›