E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, votohet sot Artan Hoxha President. PS kundër

TIRANE-Mazhoranca voton sot Presidentin e ri, që mban emrin Artan Hoxha. Pas tri orë diskutimesh me opozitën në kërkim të konsensusit të saj, mazhoranca miratoi kandidaturën e ekspertit të njohur të ekonomisë dhe publicistikës, z.Artan Hoxha për postin e kreut të ri të shtetit. Vetë z.Hoxha i kontaktuar mbrëmë nga "Gazeta Shqiptare" deklaroi se do të flasë pas seancës së votimit.
Emri i tij mori dakordësinë e LSI-së, PR-së dhe PDIU-së, por nuk mundi të marrë konsensusin e opozitës. Pavarësisht kësaj, mazhoranca qeverisëse, në zbatim të plotë të Kushtetutës ka të drejtën ta votojë sot, në raundin e katërt, me 71 vota. Kuvendi konsumoi të premten pa votim edhe raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual. Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që raundi i katërt i votimit të zhvillohet ditën e hënë, 11 qershor, në orën 10:00.

Deri tani janë konsumuar tre nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në raundin e katërt dhe të pestë të votimit, Presidenti mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Sot zhvillohet raundi i katërt, pas dështimit të 3 raundeve të para ku opozita refuzoi kandidaturën e paraqitur nga mazhoranca, atë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori.

PS: DO JEMI NE KUVEND, POR NUK DO E VOTOJME
Ora 09:20-Partia Socialiste njoftoi se do te marre pjese ne seancen e Kuvendit ku pritet te votohet kandidatura e mazhorances per President te Republikes, por nuk do marre pjese ne votim. Ky vendim u mor ne mbledhjen e grupit te PS te zhvilluar rreth ores 09:00 te paradites.

BERISHA: RAMA NUK DONTE PËR PRESIDENT ASNJË QË E KISHTE KRITIKUAR
Ora 09:00-Kryeministri Sali Berisha u kërkoi sot deputetëve të PD në mbledhjen e grupit të kësaj partie të votojnë me unanimitet sot në Kuvend kandidaturën e z. Artan Hoxha për President të Republikës. Berisha bëri të ditur sot se mbrëmjen e kaluar Rama nuk dha pëlqimin për asnjë kandidaturë edhe pse kërkoi që në atë takim të silleshin emra.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera KUSH ESHTE ARTAN HOXHA  S'ka konsensus. Hoxha kandidati i mazhorancës në raundin IV Brace: Hoxha, ish-ministër i korruptuar i PD-së Kulla: Idrizi propozoi Nanon, Rama e kundërshtoi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›