E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Më lehtë kalon detin në këmbë se Rama të pranonte kandidaturë

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha u kërkoi sot deputetëve të PD në mbledhjen e grupit të kësaj partie të votojnë me unanimitet ne Kuvend kandidaturën e z. Artan Hoxha për President të Republikës.
Berisha bëri të ditur sot se mbrëmjen e kaluar Rama nuk dha pëlqimin për asnjë kandidaturë edhe pse kërkoi që në atë takim të silleshin emra. 

“Dje tentuam në frymën e kushtetutës të arrihej një konsensus në mirëkuptim të saj. Pikërisht në respekt të këtij propcesi u vendosën kandidatura, u përzgjodhën duke besuar se opozita mund t’i besonte t’i votonte. E vërteta është se megjithë përpjekjet tona të jashtëzankonshme ishte pamundur që të bindje z Rama të pranonte një kandidaturë. Kriterët e tij, kuptova se ishin shumë speciale, duhët të ishte një njeri që se ka kritikuar kurrë z Rama, ose duhet të ishte që e kishte të ndaluar me ligj kritikën ose që si ka shtrënguar kurrë dorën Sali Berishës”.

Më tej Berisha theksoi se ishte e pamundur të bindje Ramën për ndonjë kandidaturat edhe pse kërkoi sjelljen e emrave në takimin e partive dje.
“Ai tha se z. Artan Hoxha është i oborrit të qeverisë. Po dhe ti ke qënë i oborrit, ca do thuash për këtë. Së dyti, ai vuan nga misoginia, në greqisht do të thotë, urrejtje e grave. Po të vijë puna tek personat, ju siguroj më parë kalon detin në këmbë sesa të nxjerrë një kandidat me të (Ramën). Mbrëmë më thoshte të kthehemi tek modalitetet. Në fakt të na thoshte, pse sna pyete më parë për Zaganjorin, por më tha nuk e bëre si duhet pse se prure më parë. Ne e kuptojmë. Kërkoi 3 -4 emra dhe do përzgjedhim. Shkuam sic kërkoi ai, jua them me sinqeritet, mirë zotëri, ja ku janë. Jo thoshte sot duhet të diskutojmë modalitete. Ja pra ai është i pasinqertë”. 

Ai shtoi se Rama ka një mungesë të jashtëzakonshme sinqeriteti kur vjen për të diskutuar për persona. “Erdhëm tek diskutimi i emrit të Artan Hoxhës. Ai tha jo se ka bërë avokatinë e qeverisë. Ai ka bashkëpunuar edhe me qeverinë socialiste për një sërë reformash me institutin e tij. Hyri edhe z. Nano në lojë dhe e burgosi më tej për të mos nxjerr kandidatura. Ne bëmë të qartë qëndrimin tonë ndaj z. Nano. Unë kisha kërkuar që ne të kishim kandidatin tonë dhe ai të vetin. Por këtë se pranonte kurrë. Tre orë përpjekje për të arritur një marrëveshje, qe e pamundur. Përveç Zaganjorit është ofruar edhe një kandidat tjetër, i cili ishte universalisht i pranueshëm konsensual. Nuk e pranoi!”, vijoi kryeministri.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha tha se koalicioni vendosi që sot të votojë në unanimitet të plotë Artan Hoxhën, që si drejtues i një instituti të studimeve bashkëkohore ka kontribute madhore në reformat ekonomike gjatë 12 viteve të fundit

“Koalicioni vendosi që sot të votojë në unanimitet të plotë z. Artan Hoxha, i cili si drejtues i një instituti i Studimeve Bashkëkohore, ka kontributet më madhore në reforma, kryesisht në fushat ekonomike, por edhe në reforma të tjera në 12 vitet e fundit në këtë vend. Ky ka qenë instituti kryesor për hartimin e ligjeve. Ai ka qenë një partner shumë i rëndësishëm në fushën e reformave në qeverinë socialiste, por edhe me qeverinë që unë drejtoj”, shtoi.

Berisha tha se Artan Hoxha ka kontribute të shumta dhe bashkëpunime të mëdha si me qeverinë socialiste, ashtu edhe me atë demokratike. “Kryetari i Partisë Socialiste, kur e ndan kohën, e gjen veten jashtë kohe, duke thënë se koha e Nanos, koha e Berishës. Kur thotë se ai ka bashkëpunuar në kohën e Nanos, ai e quan të pavlerë. Është një nga opinionistët më të vlerësuar dhe kuotuar nga publiku shqiptarë, me mendim të qëndrueshëm dhe bindës në argumentet e tij. Tani nuk do të mund të merret më me opinionet, por jam i bindur se kjo kandidaturë nderon plotësisht shumicën që e voton dhe jam i bindur se ai do të jetë një shërbëtor i qytetarëve të tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›